Ish kryeministri Sali Berisha në një konferencë për shtyp që zhvilloi sot, vlerësoi pasardhësin e tij Edi Rama, për deklaratën që bëri pak ditë më parë në Beograd mbi pavarësinë e Kosovës dhe apelin për njohje nga Serbia dhe pesë vendet e mbetura të Bashkimit Europian. “Në fakt mund të them se të vetmen gjë pozitive gjatë një viti që bëri është fakti që ngriti çështjen e pavarësisë së Kosovës në Beograd”, – tha z.Berisha.
Kurse shtoi: “Kjo zgjoi një jehonë edhe një diskutim shumë të madh. Edi Rama dhe asnjë kryeministër shqiptar nuk mund të shkonte në Beograd pa kërkuar publikisht një gjë të tillë”. Berisha kritikoi qëndrimin e kryeministrit serb për deklaratën e z.Rama: “Çfarë janë marrëveshjet Kosovë-Serbi, janë njohje të integritetit territorial dhe pothuaj të sovranitetit por sovranitetit akoma jo. Sapo (Rama) i tha Kosovën ai (Vuçiç) reagoi në mënyrë shumë shumë të padenjë. Mikpritës si ai, ai qoftë”.
















