• Latest
  • Trending
  • All

Kur do flasë Anastasi shqip?

13/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Kur do flasë Anastasi shqip?

13/04/2015
in Lajme, Opinion

Nga Ben Blushi

Nuk jam besimtar, megjithatë i ndjek për arsye kulturore e, në disa raste, edhe politike, ritet fetare që të krishterët dhe myslimanët e Shqipërisë bëjnë të paktën disa herë në vit.
Këtë po bëja edhe të shtunën në mbrëmje kur ortodoksët po festonin ringjalljen e Krishtit në Katedralen e Tiranës.
Natyrisht si çdo njeri që është edukuar pa asnjë ndikim dhe disiplinë fetare dhe që për shkak të leximeve ka dyshimet e veta për ekzistencën e Zotit, të shtunën po mendoja se sa e mundshme është që Jezu Krishti të jetë ngritur nga varri dhe, siç pretendon Kisha, të jetë ngjitur në qiell pranë Zotit, duke pritur që ne të bëhemi gati për rikthimin e tij të dytë në tokë.
Sa herë mendoj për këtë legjendë të mahnitshme, them me vete sa bukur do ishte sikur dikush të kishte fuqinë dhe provat e duhura për të më bindur së vërtet kështu ka ndodhur, pra që dikush të provonte se Krishti ka qenë ai që thuhet në bibël, vetë Zoti apo biri i tij, çka, nëse provohet, është e njëjta gjë, sepse në thelb e shpëton njerëzimin nga dilema e tij më e madhe: nëse njeriu është krijesa e Zotit apo Zoti është krijesa e njeriut.
Dhe njeriu që natën e Pashkës ortodokse mund të më jepte më shumë arsye për të lëmuar dyshimet e mia mbi Zotin dhe ekzistencën e tij, natyrisht ishte kryepeshkopi Anastas Janullatos.
U ula, pra, ta dëgjoja me besimin e mjaftueshëm qe kam tek aftësitë e tij si një klerik i shkolluar, si një akademik që ka shkruar disa libra për këtë temë, si një murg që u ka dedikuar jetën mendimeve për Zotin, si një mendimtar për të cilin gjithmonë kam besuar se ka argumentet e duhura për të bindur dhe zbutur edhe dyshuesit kronikë si puna ime.
Për fat të keq, gjithë kërshëria ime për të marrë një leksion të lartë liturgjik u shua që kur Anastasi filloi të fliste. Jo sepse ato që tha sërish nuk arritën të më bindin, por sepse ato që tha, i tha në një gjuhë që unë nuk e njoh: në greqisht.
E lashë meshën dhe gjithë pyetjet që kam për fenë në përgjithësi dhe vendosa t’i bëj vetes një pyetje tjetër.
Pse Anastasi flet greqisht në një meshë shqiptare? Pse duhet t’i mësojë shqiptarët në greqisht? Pse greqishtja ka epërsi ndaj shqipes për të ndarë të mirën dhe të keqen që predikon Kisha e krishterë? Sa shqiptarë kuptojnë greqisht dhe a duan ata të meshohen në një gjuhë që nuk e dinë dhe nuk kanë arsye ta mësojnë vetëm për një natë Pashke apo Krishtlindjesh? Pse Zoti, nëse ekziston, nuk i thotë kryepeshkopit se duhet t’u flasë shqiptarëve në gjuhën e tyre, siç ndodh me gjithë ortodoksët e tjerë në Ballkan? Dhe, nëse Zoti e kupton që këtu ka diçka që nuk shkon, pse nuk ia thotë këtë detaj kaq të thjeshtë edhe kryepeshkopit te Shqipërisë?
Si një njeri që e kam takuar kryepeshkopin Anastas vetëm disa ditë pasi erdhi në Shqipëri, në vitin 1992, besoj se ai ka pasur të paktën 23 vjet kohë për ta mësuar gjuhën tonë.
Kryepeshkopi njeh perfekt katër apo pesë gjuhë, në të cilat mund të meshonte lehtësisht, përveç greqishtes, që është gjuha e tij amtare dhe unë nuk kam asnjë dyshim se ai ka pasur jo vetëm kohën e mjaftueshme për ta mësuar shqipen, aq sa për të mbajtur dy mesha të rëndësishme në vit dhe prandaj nuk më bind kokëfortësia e tij për të folur greqisht natën e Pashkës, sepse nuk kam fjalë tjetër, përveç kokëfortësisë, për të përshkruar refuzimin publik që ai i bën gjuhës që flet grigja e tij shqiptare.
Nuk besoj se ka arsye tjetër, pra, përveç një kokëfortësie të padrejtë dhe plotësisht të panevojshme dhe sigurisht plotësisht të evitueshme.
Kryepeshkopi është një njeri mjaft i ditur dhe me sensin e duhur politik për të kuptuar ndikimin që sjellja e tij ka në Shqipëri. Është e pamundur që ai të mos parashikojë se shumë njerëz që e duan dhe shumë që ndoshta nuk e duan, ia bëjnë këtë pyetje vetes: Pse nuk flet Anastasi shqip?
A mund të ketë ai më pak aftësi se gati 1 milion shqiptarë që kanë emigruar në Greqi dhe që e kanë bërë greqishten gjuhën e tyre të punës, të shkollës, të shtëpisë dhe të jetës? Pse ata nuk refuzojnë të flasin greqisht në punët e tyre të përditshme? Çfarë ndryshimi ka Anastasi nga ata? Edhe ai është këtu për të shërbyer njëlloj si ata, madje në një kuptim shumë më të lartë e hyjnor dhe prandaj kokëfortësia e tij mund te lexohet si një kundërshtim për t’u përshtatur me ne, çka është e padrejtë në kuptimin fetar, pra barazitist të fjalës.
Kryepeshkopi ka shërbyer dhjetë vite si misionar ne Afrikë pranë komuniteteve ortodokse atje dhe jam i bindur që nuk ka mbajtur asnjë meshë në greqisht. Për afrikanët e Kenias, Ugandës apo Tanganikës, greqishtja e kishës do ishte jo vetëm e pakuptueshme, por edhe e panevojshme. Kush i flet greqisht një afrikani, e largon atë edhe më shumë nga Zoti dhe nga udha e tij, sepse e shtyn në një rrugë pa kuptim. Dhe, meqë asnjë afrikan nuk ka nevojë të dijë greqisht për të qenë ortodoks, atëherë pse ne duhet të dimë greqisht për të kuptuar kalimin e Krishtit nga jeta në përjetësi natën e Pashkës?
Nga ana tjetër, kryepeshkopi e di shumë mirë sepse e ka vuajtur mbi shpinë që, pikërisht për shkak të ndikimit arsimor të kishës greke gjatë kohës së pushtimit osman, shumë shqiptare kanë paragjykime për ortodoksët e Shqipërisë. Këto paragjykime janë të padrejta, sa çjanë të padrejta sajesat se korçarët e krishterë janë grekë meqë janë ortodoksë. Unë kam shumë familjarë që besojnë dhe jetojnë si të krishterë, por asnjëri prej tyre nuk mendon se është grek. Përkundrazi! Ata luten në shqip dhe nuk dinë asnjë fjalë greqisht.
Atëherë, si ka mundësi që kryepeshkopi i tyre nuk mendon për t’ia hequr grigjës së vet këtë paragjykim? Kush mund dhe kush duhet ta bëjë më mirë se ai? Nëse ai flet greqisht duke refuzuar shqipen, ky paragjykim nuk fshihet, por përkundrazi forcohet dhe kjo, për një detaj, që nuk mund të fshijë historinë dhe as mund ta krijojë atë.
Dhe ky detaj nuk mund të quhet “lost in translation apo gabim në përkthim. Kryepeshkopi Anastas mund të më thotë se sa herë që meshon, dikush ia përkthen fjalët dhe mendimet. Por kjo përgjigje nuk më bind. Anastasi nuk ka nevojë të përkthehet dhe nuk duhet të përkthehet, sepse ai ka detyrimin dhe dijen e duhur për të folur shqip. Hirësia duhet të flasë shqip.
Me këtë shpresë do ta ndjek dhe Pashkën tjetër.
Me lutjen se do ma shpjegojë Zotin pa përkthim!

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Previous Post

Eksodi i kuksianëve drejt Europës

Next Post

Bie akuza kryesore kundër Tom Doshit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Bie akuza kryesore kundër Tom Doshit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.