• Latest
  • Trending
  • All

Eksodi i kuksianëve drejt Europës

13/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Eksodi i kuksianëve drejt Europës

13/04/2015
in Lajme

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Thashethemet për mundësi ekonomike dhe leje pune në Gjermani, por edhe mungesa e perspektivës së punësimit në atdhe, kanë nxitur gjatë javëve të fundit qindra vetë nga rajoni më i varfër i Shqipërisë të nisen drejt perëndimit.
Embi Uka, 63 vjeç, po kryen një shëtitje me nipin e tij fare të vogël në krah ndërsa ka mbesën për dorë në lagjen 3 të Kukësit në mesditën e të shtunës më 11 prill.
“Djalin tim e hoqën nga puna te forcat speciale të ushtrisë shqiptare katër vjet më parë. Shpresoi të kthehej në punë apo të gjente një punë të re deri tre muaj më parë kur vendosi të ikë në Gjermani. Atje i japin 300 euro në muaj, mjaftojnë sa për t’u ushqyer ndërkohë që kërkon punë,” thotë ai.
“Gjatë kohës që ishte i papunë mori borxhe ku të mundte. Jo ndonjë borxh të madh,” thotë Uka, i cili kujdeset për familjen e tij me tre gjenerata duke u ushqyer me ndihmën ekonomike prej 5,600 lekësh në muaj.
Sipas familjarëve të Ukës, emigranti, babai i dy fëmijëve, priti me shpresë nga qeveria e re për një vend pune. Por qeveria i dërgoi një faturë dritash të pabesueshme.
“Fatura e dritave më erdhi 20 milionë lekë (të vjetra),” thotë ai duke treguar një tufë të trashë letrash që paraqesin detyrimet dhe kamatëvonesat shumëvjeçare. “Më thonë t’i paguaj me këste, po ku mund t’i gjej unë kaq para? Kam dhjetë vjet që kërkoj punë por nuk ka,” thotë ai. Fatura prej 2 milionë lekësh për një familje me një apartament të vogël ngjan si shaka. Por ajo është thjeshtë e qartë aq. Për një periudhë disavjeçare, familjes Uka i janë faturuar 10, 20, apo 50 mijë lekë (të rinj) energji elektrike në muaj.
Kukësi është një vend i varfër në maksimum. Në vitin 2014 kishte 10 mijë familje në skemën e Ndihmës Ekonomike, gati 70 për qind të të gjitha familjeve të qarkut. Toka e paktë dhe e varfër jep një prodhim mesatar vjetor për familje prej 194 mijë lekësh në vit dhe këto janë të ardhura bruto, pa llogaritur koston e punimit të tokës. Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në Kukës ka 6,600 vetë kontribuues në zonat urbane dhe 3100 vetë kontribuues në zonat rurale në një popullsi prej 85 mijë banorësh.
Emigrim masiv

Stacioni i furgonëve, Kukës.

Stacioni i furgonëve, Kukës.
Nga mesi i marsit të këtij viti, filiali i postës së Qarkut Kukës vuri re një fenomen të pazakontë. Aplikimet për pasaporta u shumëfishuan. Media vendëse filloi të interesohej se çfarë po ndodhte dhe mësoi se brenda javës 30 mars – 3 prill, në sportele kishin fluturuar 510 kupona aplikimi për pasaportë, nga të cilat, 90 ishin me procedurë të përshpejtuar. Kjo qe disa herë më e lartë se sa numri i zakonshëm i aplikimeve për pasaporta. Pas kësaj, zyrtarët e postës morën urdhër për të mos folur për median.
“Ne na dhanë urdhër të prerë për të mos folur për median,” tha një punonjëse e Postës që kërkoi të mos identifikohej nga frika. “Nuk e dimë nëse është më mirë të flasim apo të mos flasim për këtë çështje,” tha ajo.
“Nëse flasim, kemi frikë se më shumë njerëz do të nisen”.
Ndërkohë, fakti që njerëzit po ikin në një valë të re emigracioni nga Kukësi është një sekret që tashmë e dinë të gjithë. Nëpër qytet thuhet se mbi 4 mijë njerëz nga një popullsi prej më pak se 85 mijë banorësh. Askush nuk e di burimin e kësaj shifre dhe shumë thashetheme që raportohen për fakte të sigurta rezultojnë të rreme. Gjithsesi, fakti është që numri i të larguarve gjatë muajit të fundit është i pazakontë, aq sa i gjithë qyteti duket sikur njeh dikë që është nisur.
Bedri Gjana, noter në qytetin e Kukësit, thotë se në zyrën e tij ka hasur një fluks të pazakontë kërkesash për deklarata noteriale për pajisjen e të miturve me pasaportë. Në mënyrë që një fëmijë nën 18 vjeç të pajiset me pasaportë, prindi duhet të dorëzojë një deklaratë noterale ku thotë se është dakord për pajisjen me pasaportë të fëmijës së vet.
“A kanë 4 mijë, kjo mund të jetë ekzagjerim,” thotë Gjana. “Por fakti është që gjatë javëve të fundit kam patur nga tri apo pesë kërkesa për deklarata të tilla çdo ditë ndërkohë që më parë kjo ndodhte shumë rrallë,” thotë ai.

Fatura e dritave me debi prej 2 milionë lekësh të rinj të Embi Ukës. Foto: BIRN

Fatura e dritave me debi prej 2 milionë lekësh të rinj të Embi Ukës. Foto: BIRN
Në Kukës qarkullon në formë barsalete se kur njëri nga ata që iku u pyet se pse po ikën, ai u përgjigj se në këtë vend ka gjasa do të ikin të gjithë, deri sa të mbeten vetëm Edi Rama në Tiranë dhe Hasan Halili në Kukës. Hasan Halili, kryebashkiak për Partinë Demokratike prej dy mandatesh, ndërroi krah dhe pritet të garojë më 21 qershor për koalicionin PS/LSI.
Në Partinë Socialiste të Kukësit ndjehen paksa të fyer nga ky ndryshim. “Për tetë vjet ne i kërkuam njerëzve të mos e votojnë atë, ndërsa tani duhet t’i kërkojmë ta votojnë thjeshtë sepse ka ndryshuar parti,” thotë një socialist lokal që nuk dëshiron të flasë me emër për shkak të frikës për humbje të vendit të punës.
Në stacionin e furgonëve të qytetit, tre të rinj nga fshati Topojan po presin të kthehen në fshat. Njëri prej tyre thotë se ka mbaruar studimet për drejtësi në Tiranë vitin e kaluar. “Unë jam i djathtë dhe nuk kam shpresa për punë,” thotë ai. “Nuk e kam vendosur ende nëse do të iki, por po mendohem.”
Dy shokët e tij, njëri 18 dhe tjetri vetëm 16 vjeç, thonë se kanë aplikuar për pasaportë javën e kaluar dhe presin ta marrin javën e ardhëshme. “Së shpejti do të hapet Zvicra,” thotë 18 vjeçari. Kur pyetet se nga e ka këtë informacion, ai përgjigjet thjeshtë: “Jam i interesuar, prandaj e di!”
Ministria e Brendshme në Tiranë deklaroi më 10 prill se kishte vërejtur një fluks të pazakontë aplikimesh për pasaporta “përgjatë 48 orëve të fundit”, duke i këshilluar qytetarët të mos ndërmarrin aventurën e udhëtimit për në Gjermani pasi shanset reale për azil politik janë zero.
Drejtori i Policisë së Qarkut Kukës Alban Çela tha për BIRN se po heton burimin e thashethemeve që qarkullojnë në qytet. “Po hetojmë se nga vjen informacioni i pavërtetë. Na rezulton se njerëzit nxisin njëri-tjetrin duke pretenduar se të ikurit marrin 300 euro në muaj në Gjermani, gjë që është e pavërtetë,” thotë ai.
Por cilido qoftë burimi i thashethemit për mundësinë e një jete më të mirë në Europë, Kukësi po përjeton një valë të re emigrimi masiv pas 25 vjetësh emigrimi dhe migrimi të vazhdueshëm që sakaq i ka hequr këtij qarku dy të tretat e popullsisë që kishte në vitin 1989.
“Ajo që më bën përshtypje është se ata që po ikin duket sikur janë familje të reja me fëmijë të vegjël,” thotë noteri Gjana.
Thashetheme
Shqipëria ka një histori të gjatë emigrimesh masive të nisura nga thashetheme me burime të paidentifikuara. Në 2 korrik 1990, disa mijëra shqiptarë hynë në ambasadat e pakta të vendeve të huaja në Shqipëri. Në 6 mars 1991, rreth 20 mijë shqiptarë rrëmbyen anijet në portin e Durrësit dhe u nisën për në Itali pas thashethemeve të ngjashme duke kërkuar strehim politik. Përgjatë atyre viteve, mijëra shqiptarë kaluan kufirin dhe kërkuan strehim politik në Greqi ndërkohë që tentativa emigrimi masiv u regjistruan edhe në Maqedoni. Në korrik 1991, një dallgë e dytë shqiptarësh u nis me anije drejt Italisë, por kësaj here, qeveria italiane vendosi t’i riatdhesojë ata pasi doli në konkluzionin që, meqënëse Shqipëria kishte nënshkruar sakaq Deklaratën e Helsinkit për të drejtat e njeriut dhe se emigrantët nuk rrezikonin të përballeshin më me përndjekje politike në vendin e tyre. 
Përgjatë dy dekadave që pasuan, vlerësohet se 30-50 apo 70 mijë shqiptarë emigruan ilegalisht çdo vit ndërsa tragjeditë njerëzore qenë të shpeshta në kanalin e Otrantos përgjatë gjysmës së parë të viteve 2000.
Emigrimi masiv, i cili ka hequr nga Shqipëria afro një të tretën e popullsisë përgjatë 25 viteve të fundit, supozohej se qe drejt përfundimit. Hipotezat e reja të projeksioneve të popullsisë nga INSTAT sugjerojnë se aktualisht Shqipëria po ka kthime emigrantësh pothuajse po aq sa edhe largime, duke sjellë mbajtjen e popullsisë konstante.
Por vitin e kaluar, thashethemet për një mundësi emigrimi në Gjermani nëpër fshatrat e Vlorës dhe Fierit bëri që qindra njerëz të zbarkonin në portin e Vlorës me një biletë vetëm vajtje për në Gjermani.
Pas njëzet e pesë vjetësh emigrimi masiv, duket se ky problem nuk është mbyllur ende.
Një punonjës telekomi në Kukës i tha BIRN se për sa kohë kuksianët nuk shohin shpresë në vendin e vet, ata do të vijojnë të ikin.
“Ne kemi krom, por nuk e dimë se kush e shfrytëzon dhe për çfarë interesash. Kemi tokat e zëna nga liqeni i Fierzës të cilat nuk na i njohin. Njerëzit duhet të protestojnë, por kanë vendosur të protestojnë duke ikur.” Gjergj Erebara – BIRN
Previous Post

Meta uron Pashkët: Të punojmë për një të nesërme më të mirë

Next Post

Kur do flasë Anastasi shqip?

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Kur do flasë Anastasi shqip?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.