Një person ka humbur jetën në Kukës pasi është qëlluar me thikë në fyt. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në fshatin Kolosjan. Viktima i identifikuar si 52 vjeçari Rakip Bilali, mësohet se nuk është banor i këtij fshati, ndërsa shkak i vrasjes mendohet se është bërë një grindje e çastit me një person tjetër, identiteti i te cilit ende nuk behte me dije.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e krimit.
















