• Latest
  • Trending
  • All

Kujdes me popullaritetin e Ramës, mund të bëhet i rrezikshëm

16/11/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Kujdes me popullaritetin e Ramës, mund të bëhet i rrezikshëm

16/11/2014
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Pritja triumfaliste e Edi Ramës në Preshevë e Kosovë, por edhe entuziazmi me të cilin u përcoll nga mediat shqiptare deklarata e tij në Beograd, kanë ngritur shqetësimin e shumë analistëve mbi një keqpërdorim të mundshëm të kredencialeve të larta që mori kryeministri.

Mustafa Nano, Artur Zheji, Baton Haxhiu vlerësojnë vizitën në Beograd, por i druhen dehjes nga patriotizmi.

Pritja triumfaliste e Edi Ramës në Preshevë e Kosovë, por edhe entuziazmi me të cilin u përcoll nga mediat shqiptare deklarata e tij në Beograd, kanë ngritur shqetësimin e shumë analistëve mbi një keqpërdorim të mundshëm të kredencialeve të larta që mori kryeministri. Komente dhe tituj të mediave që e cilësojnë atë kryeministri i shqiptarëve, lideri i rigjetur, superlativat e Demaçit, Qosjes, etj, po krijojnë një ambient ku dehja nga dallëdia nacionaliste përbën një rrezik të mundshëm. Se si do ta menaxhojë Edi Rama këtë ekzaltim kombëtar, kjo është prova e tij në vazhdim, por ndjeshmëria ndaj këtij rreziku ka bërë që shumë analistë ta shprehin këtë shqetësim. Qoftë në raport me fqinjët, po ashtu edhe politkën e brendshme.

Mustafa Nano, në emisionin “Tonight” të Ilva Tares, ishte ndër të parët që foli për këtë rrezik. Duke iu referuar deklaratës së Ramës për Kosovën, Nano mendon se kryeministri qëllimisht ka zgjedhur një formë të tillë për ta shprehur. “Rama kishte zgjedhur mënyrën e fortë, arrogante. Ndoshta ka qenë i vetëdijshëm që Vuçiç ka patur dobësitë e veta në performancën publike, sepse Vuçiç reagoi si një politikan i pastërvitur, si fëmijë”, tha Nano duke shtuar se pas kësaj Rama është kthyer me një kredencial të jashtëzakonshëm patriotik.

“Një lider kaq i fortë duhet mbajtur pak në binarë tani, sepse bën vaki që këtë forcë ta shfrytëzojë për tjetër gjë, mund të bëhet dhe i rrezikshëm këtu në Shqipëri… Rama duhet monitoruar një çikë tani”, tha Nano në “Tonight” duke shprehur shqetësimin e tij për euforinë që po vazhdon ende pas vizitës. Madje edhe përballjen e Ramës studentët e gjeologjikut që portestonin përpara kryeministrisë, Nano e shikon si pjesë të kësaj euforie.

Për Artur Zhejin, drejtor i mediave Mapo, vizita e Ramës në Beograd ishte një fitore e merituar gjeopoltike. Por ai nuk harron që pas suksesit të vizitës, të theksojë edhe një shqetësim. Atë që buron nga popullariteti i shfrenuar. “Ky lloj popullariteti dhe me ngjyra të ekzaltuara prodhon jo pak shqetësim tek ata, ku përfshihem edhe unë, që nuk i kanë pasion të veçantë liderët me kaq popullaritet, që i shndërron ata në liderë të dorës së fortë. Tipar i cili, popullariteti me të tepërt pra, frymëzon herët apo vonë, tipare arbitrare në lidershipin që e gëzon atë. Ndoshta Rama do të dijë ta mbajë në fre kalin hamshor të pushtetit, që rend në psikikën e çdo lideri drejt “horizonteve pa kufi”. Dhe këtu mund të fillojë problemi. Apo rreziku i një autoritarizmi”, shkruan Zheji, me një vëmendje të veçantë ndaj këtij rreziku të provuar jo pak herë.

Edhe Baton Haxhiu, që ka mbështetur idenë se Edi Rama duhej të shkonte në Beograd edhe pas incidentit të rëndë në ndeshjen e futbollit, mendon se pas kësaj vizite rreziku që Edi Rama të rrëshkasë në populizëm është konkret. Në një editorial për lapsi.al, Haxhiu shkruan:”Një gjë duket e sigurt, shqiptarët fituan një lider kombëtar, siç zakonisht e kërkojnë, por, nuk e di, nëse më këtë që ndodhi do arrijnë ta ruajnë liderin me ide evropiane. Sfida për këtë dilemë i takon vetë Ramës. Nëse Kryeministri Rama lejon që “incidenti” diplomatik në Beograd të shënojë fillimin e rrëshqitjes drejt një populizmi, që sado që në fillim mund të duket atraktiv me kalimin e kohës domosdo që rrezikon të marrë nuanca irracionale”.

Duke iu drejtuar në vetë të parë kryeministrit Rama, Baton Haxhiu shpreh hapur shqetësimin e tij. “Populizmi do të zbresë në nivele të poshtme të shoqërisë, do të kthehet në ushqim shpirtëror për masa dhe më pas do të ketë një ndikim të madh mbi vetë politikën. Mos harro se ata që të bënë tradhëtar para se të udhëtoje në Beograd, të bënë baba të kombit sapo u ktheve nga atje. Të njëjtit mund të të rrënojnë dhe të të vrasin po s’iu pëlqeve atyre. Mos u bej si ata se nuk të duhet. Qendro si Edi Rama. Nuk më duhesh si Baba i kombit”, përfundon Haxhiu.

I takon kryeministrit Rama t’i shënojë ose jo këto shqetësime. Nëse do të vendosë të jetë i kujdesshëm për të mos e keqpërdorur fuqinë e momentit. Tërheqja nga xhamadani vija- vija ndonjëherë është më e fortë se bashkëjetesa me kostumin perëndimor.

Previous Post

Fqinjët që dhe heroinën e shtetit të tyre e kanë shqiptare!

Next Post

Një sugjerim për Hervin Çulin

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Një sugjerim për Hervin Çulin

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.