Ndërkaq, në deklarimin e fundit të pasurisë i cili është bërë publik para disa muajve, kryetari i Partisë së Fortë kishte deklaruar se është aksionarë me 49 për qind të aksioneve në shoqërinë komerciale “Trembelat”.
Por AKK-ja nuk është marrë me pikturën në vlerë prej 1 milion eurove, sa do që vlera e saj ishte tallja më e madhe që ndonjë zyrtar publik kishte bërë më këtë institucion. Piktura është paraqitur si pasuri e luajtshme. Dhe në fund të rubrikës së formularit të deklarimit është shënuar nga zyrtarët e AKK-së se “Vlera e pikturës së quajtur ‘Profesionet e preferuara’ është përcaktuar nga vet deklaruesi”.
























