Kryeministri Edi Rama ka postuar në “Facebook” një status mbi punën që po bëhet për check-up-in falas në qytetet e vendit, duke e konsideruar këtë proces një histori suksesi.
“Check up-i ose kontrolli mjekësor bazë falas, si gur themeli i reformimit dhe transformimit të shëndetësisë, është tanimë një histori e mirëfilltë suksesi. Mbi të dhënat e Check Up-it do të parandalohen shumë vdekje të parakohshme, shumë sëmundje të rënda dhe po ashtu shumë shpenzime të tepërta për buxhetet familjare dhe shërbimin shëndetësor shqiptar gjithashtu. Qentë le te lehin karvani ecën përpara”, shkruan kryeministri Rama.















