Aleanca për Ardhmërinë dhe Nisma për Kosovën, një ditë pas protestës së mbajtur në kryeqytet, kanë paralajmëruar vazhdimin e kundërshtimit ndaj Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi dhe Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Por Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa nuk e ka ndërmend të ndryshojë pozicion dhe t’u përgjigjet kërkesave të opozitës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Megjithëse pa subjektin më të madh opozitar, protestës së organizuar nga AAK dhe Nisma iu përgjigjën mijëra qytetarë. Prej aty u tha se Qeveria aktuale ka humbur legjitimitetin dhe se rrugëdalja nga kriza janë zgjedhjet e parakohshme.
Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, i ka thënë gazetës se do të vazhdojnë me protesta derisa Qeveria të reflektojë karshi krizës politike.















