Arben Manaj
Kryebashkiaku i ri i Londrës, Sadiq Khan ka kërkuar nga qeveria britanike që të mos e evokojë nenin 50 të Traktatit të Lisbonës, për fillimin e negociatave zyrtare mes Londrës dhe Brukselit për daljen zyrarisht të Britanisë nga Bashkimi Europian.
Ministri i Shtetit për “Brexit”-in dhe kryeministrja e re britanike, Theresa May kanë sugjeruar se aplikimi i këtij neni të parashikuar në Traktatin e Lisbonës, që mundëson negociatat e një shteti anëtar për t’u larguar zyrtarisht nga BE-ja, nuk do të bëhet përpara janarit të vitit të ardhshëm.
Ndërkohë, udhëheqësi në largim i partisë euroskeptike “UKIP”, Nigel Farage tha se qëndrimi i mëtejshëm në tregun e vetëm europian do të përbënte një “tradhti” ndaj “Brexit”-it. Të dhënat nga institute prestigjioze ekonomike tregojnë se, ekonomia britanike ka pësuar rënie muajin e kaluar për shkak të rezultatit të referendumit.























