• Latest
  • Trending
  • All

Brezi i stërhumbur, ose “të bëfsha gjeneratën”

10/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 8 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Brezi i stërhumbur, ose “të bëfsha gjeneratën”

10/08/2016
in Aktualitet, Opinion

 Petrit Kuçana

“Shumicës së atyre që u kam përkthyer unë, dalin nga burgu mbi 60 vjeç”. Këto janë fjalët e një përkthyesi që të kujtohen, ndërsa marrim çdo ditë njoftimet nga policia metropolitane për shqiptarët e dënuar, e më kot mundesh të anashkalosh deklaratat për shqiptarët e dënuar në Britani.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Është e frikshme shifra e shqiptarëve të dënuar në Britaninë e Madhe, por duket theksuar se pjesa më e madhe janë të rinj, shqiptarët e gjeneratës së humbur, të përhumbur, stërhumbur, ” të farkëtuar” me idenë e të bërit i pasur brenda natës.

Janë shqiptarë të asaj gjenerate që nuk e kanë parë të arsyeshme të studiojnë, të bindur që diploma nuk mund t’ua siguronte një vend pune, në vendin  ku anti-vlerat janë kthyer në vlera dhe “partia” i zgjidh të gjitha.  Janë shqiptarët e asaj gjenerate që u edukuan me emigrimin, pra largimin, si e vetmja mënyrë mbijetese, si e vetmja rrugë për të bërë “hajër” dhe pas një mijë e një sakrificash arritën në “tokën e premtuar” në ishullin britanik me një peshë të madhe borxhi mbi supe, borxh që nuk mund të shlyhet me vite të tëra pune në mëmëdhe.

Janë shqiptarët e asaj gjenerate që nuk donin të kuptonin se në Britaninë e Madhe është e jashtëligjshme jo vetëm  të punësosh por edhe të strehosh një “emigrant pa letra”.  Mbijetesë? Më shumë se kaq.

Shumë kohë më parë, ka qenë një postim që ka mbetur postulat, i një emigranti (që u shpërnda nëpër të gjitha rrjetet sociale), ku i kërkonte kryeministrit Rama të hapte ndonjë vend pune, çfarëdo lloj pune qoftë dhe do të kthehej në Shqipëri, përndryshe  ishte i detyruar të futej në rrugën e gabuar. Ishte një paralajmërim që askush nuk ja vuri veshin, madje në mëmëdhe kryeministri vazhdonte retorikën “se punë ka, por duhen profesionistë”.

Janë shqiptarët e kësaj gjenerate të prodhuar nga shoqëria shqiptare, që po mbushin burgjet e Britanisë, shqiptarët e kësaj gjenerate që dinë me saktësinë më të madhe pronarët e lokaleve të shtrenjta të Tiranës, lidhjet e tyre me qeveritarë dhe politikanë, madje mënyrën sesi “janë futur në biznes” nga kush përkrahen, për sa ditë ka dalë nga burgu djali i x apo y politikani, se cili prej fëmijëve të politikanëve pi bar, ku e kanë vendin e preferuar.

Madje madje janë më të informuarit e SHOWBIZZ-it, se sa lekë paguhen këngëtarët, por që nuk patën shansin të mësojnë tabelën e shumëzimit, dhe shkolla e tyre ndryshoi tërësisht dimension; një diplomë e blerë dhe një mik  diku lart dhe t’i thonë jetës “ik p….”  si shokët e tyre, që mbase nuk dinë asnjë fjalë anglisht apo që nuk zotërojnë ndonjë gjuhë, por e kanë gjetur punën me mik, deri tek ata që u bënë përfaqësues të tyre, në organin më të lartë ligjvënës, deputetët që s’kishin nevojë të kishin bërë ndonjë vit shkolle… që mund të kishin bërë ndonjë “mëkat” në adoleshencë apo rini,  por që s’kishte pikë rëndësie…

Janë shqiptarët e kësaj gjenerate që u gjendën në anën e gabuar “të fatit”, ku miku kushton së paku 5000 euro për një vend pune dhe patjetër gjendeshin metoda dhe mundësi për t’i larë, atje në punën e shtetit… dhe më të “zotët” rropaten në ndonjë call centre. Krejt të papërgatitur u gjenden nëpër rrugët e botës dhe së paku në Britani, sidomos pas BREXIT-it shanset janë 0 për të “bërë letrat”.

Janë këta mërgimtarë pjellë e asaj shoqërie, ku lajmi sado i tmerrshëm të jetë zgjaste tre ditë, ku papërgjegjësia dhe pandëshkueshmëria janë kaq normale, sa një kafe andej nga blloku, ku gjysma e ditës duhet të kalojë ashtu bashkë me “bashkë-vuajtësit e gjeneratës së tij” duke shikuar bashkëmoshatarët e tyre  “të suksesshëm” të përfshirë në partitë që  të japin bukë.

Janë pjella e kësaj gjenerate, që u bë dëshmitare e shkatërrimit të çdo vlere njerëzore, ku një pedagog pavarësisht nga grada apo botimet  shkencore, numëron kacidhet për të mbyllur muajin dhe nxënësi/ja e tij , (nga ata të lindurit me këmishë) e shpenzonte rrogën e tij mujore në një natë, dhe profesori kurrsesi nuk mund të jetë as në nivelin bie fjala të një këngëtari tallava-je, që shëtit me makinat më të shtrenjta, ku patjetër që dihet gjithçka për të, paga për dasma, lloji i makinës, lidhjet e dreqi i mallkuar… ashtu siç janë regjistruar në memoriet e tyre kapërdisja e atyre që shkollën e kishin kthyer në pasarelë, ku përballeshin luksi me varfërinë ekstreme.             Janë këta mërgimtarë që u gjenden në anën e gabuar të fatit dhe tashme pre e lehtë e rrugës së mbrapshtë, që duke se po gllabëron shumë, po tepër shumë rini shqiptare, prodhim i këtij brezi të stërhumbur, ku pa frikë çdonjëri do ta linte menjanë “namuzin” dhe do huazonte me plot gojë shprehjen e bukuroshes FRESH-iste që ç’rëndësi ka ku flinte apo zgjohej… “të bëfsha gjeneratën”…

 

 

 

 

Tags: edi rama
Previous Post

Kryebashkiaku i Londrës kërkon shtyrjen e negociatave për “Brexit”

Next Post

Pamje të bëra nga bjeshkatari Arben Islami: Këto janë territoret që po mbeten në Mal të Zi (Video)

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Pamje të bëra nga bjeshkatari Arben Islami: Këto janë territoret që po mbeten në Mal të Zi (Video)

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.