• Latest
  • Trending
  • All

Krishtlindjet e pleqve të Lulishtes 1 Maji

16/12/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Krishtlindjet e pleqve të Lulishtes 1 Maji

16/12/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Rudina Xhunga

Një gur dominoje godet tavolinën. Një dorë e vogël dhe e imët i kthen gurët me një shpejtësi marramendëse. Një zë i acaruar bërtet: Luaje mo burrë, se na çmende. Një tjetër ia pret: Do të dalësh? Bjeri dyshit, ore.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në një letër të verdhë shënojnë pikët me  laps. Një gotë rakie rri fshehur. Ashtu, të grumbulluar në stolat e parkut, me nga një copë karton nën vete dhe gazeta të vjetra mbi tavolina, ata mblidhen çdo ditë, gjithë ditën, në grupe 7, 8 vetë. Janë pleqtë e “Lulishtes 1 Maji”. Beteja e jetës së tyre, është ajo lojë me domino.

Edhe kur të flasin, nuk e shkëpusin vëmendjen nga loja. Aty të gjithë e njohin njëri-tjetrin, ia dinë sëmundjet, profesionin, pensionin. Kanë qenë gjeneralë, shoferë, veterinerë, mësues, punëtorë. Ka mes tyre, të sëmurë, të vuajtur, të heshtur, të ditur, me humor, me fëmijët larg, pa gruan. “Kjo është më e keqja, – të thonë. – Mos të lëntë Zoti, pa gruan në pleqëri”.

Me Zotin, nuk i kanë mirë punët. E kujtojnë vetëm kur në park është një shok më pak. Kur ikin, për të mos u kthyer, shokët e dominosë. Vetëm atëherë, thonë, o Zot. Pjesën tjetër të kohës, janë ateistë. Dhe mjekë të vetes. Ismaili, është me diabet. I është fiksuar që mjeku i ka thënë të pijë raki, se i bën mirë për sëmundjen. Gjenerali i thotë mos: “Është si serumi që futet në gjak. Do mbetesh në vend, ndonjë ditë”. Për të vdekur, kam, – ia kthen Ismaili.

Abdullahu do të dijë më shumë për ligjin për pensionet. Mua nuk më zë rritja, – thotë. Po cave këtu do iu rritet. Mirë ne, po këta që vijnë vërdallë, me makina e drogë, ku do marrin pension kur të bëhen sa ne?  Se e dinë kollaj, e dinë rini, gjithë jetën. Të vijnë një ditë këtu, te lulishtja jonë. Kjo është jeta. Vjen e të kërkon llogari, një ditë, si e ke shpenzuar…

Një grua bionde ka një kafe aty afër. E pyes, a vijnë pleqtë aty; – Ku kanë lekë ata, thotë. Kur e pyes, a iu çon ndonjëherë kafe falas, ma kthen; Janë të gjithë spiunë, atë punë kanë bërë. Nuk ke për çfarë t’i duash. Hanë pensionin tonë. Se me radhë është kjo punë.

Abdullahu nuk është prej tyre, më thotë duke qeshur, kur e sheh që shkoj prapë te tavolina e tij. Është burrë i mirë.

Abdullahu ka qenë oficer. I kanë rënë flokët nga kapelja. “Më hoqën nga puna kur erdhi Demokratikja, se nuk isha nga veriu, – thotë. Kush ishte nga veriu nuk paguante drita, ujë. Po ky që ka ardhur, ua ka mbledhur. Naaa,. S’ka më tani.

Abdullahu jeton me gruan dhe djalin e madh, që prej tetë vjetësh pret të bashkohet me fëmijët dhe nusen në Angli. Nuk e lejojnë. I thamë, mos hajde, po kishte merak për ne dhe mbeti. Tani plaka kujdeset për të gjithë. Kemi pensionin tim. Marr 280 mijë lekë të vjetra. Për Krishtlindje do marrim dhe shpërblim. I vogël, po bën punë.

Epo nuk jemi të gjithë të pasur si Xhemali, të thonë, duke qeshur, duke treguar me gisht pezakun e tavolinës përballë.

Xhemali i ka sytë bojëqielli, është 85 vjeç. Ka vënë një shall të zi dhe të tregon një histori gjithë ngjyra, nga ato që e ke të pamundur ta besosh dhe, kur  ngre sytë nga burrat e tjerë, për konfirmim, ata qeshin dhe të thonë: “Nuk shton, jo. Ka qenë partizan i ’42-it. Ka larë opingat e Myslym Pezës”.

Ishte 12 vjeç kur e kapën gjermanët, me 45 partizanë të tjerë, në Polis të Elbasanit.

“Në fillim na çuan në Kosovë, pastaj në Zemun të Jugosllavisë dhe në fund, në Mat’hauzen. Më liruan në tetor të ’44-ës.

Atëherë Xhafer Deva, ministri i kohës, komunikoi me kampin dhe çoi një letër me emrat e shqiptarëve që duheshin liruar. Të gjithë ata qenë nga Vlora. Unë isha nga Peza, po më shpëtoi një kolonel gjerman. Ma lexoi emrin, edhe pse nuk isha në atë listë. Ai më thërriste Sava. Unë e kam Xhemal, po atij kështu ia quanin djalin që kishte tre vjet pa e parë. Dashuria më shpëtoi, dashuria e tij për të birin”.

Sava, trego si të rrihnin atje, e shtyjnë pleqtë e tjerë dhe kur Xhemali nuk flet, vazhdojnë vetë: I lidhnin mbi tavolina, të zhveshur dhe i rrihnin derisa humbisnin ndjenjat. Pastaj i fusnin në sapun…

Kur Xhemali u kthye nga kampi, Tirana ishte tjetër. Afër xhamisë, në qendër i dhanë një tas ushqim. Iu desh kohë të kthehej në shtëpi. Në Pezë e dinin të vdekur. Kishin bërë një djalë tjetër dhe i kishin vënë emrin Xhemal.

Pastaj, bëri shkollën e mesme. Punoi në shtypshkronjë për një kohë të gjatë. U bë Sekretar Partie.

Tani që iku Partia, e paguan Gjermania, thonë miqtë e tij. Merr 2000 euro në muaj.

Xhemali i kundërshton: “Po, jo more, se 600 mijë marr. Kam marrë edhe dy këste, më të mëdha, po kaq. Gjermania është mbushur me refugjatë, nuk ka më lekë për ne të kampeve”, – thotë duke ikur. E presin nusja dhe djali.

Të tjerët që nuk i pret njeri, vazhdojnë bisedën deri vonë. Flasin për Gjermaninë, Merkelin, për çudinë me të djathtën në Francë, për kohët e reja që kanë ardhur dhe kanë shkelur çdo gjë të vjetër e të vërtetë.

“Nuk ka më punë me dinjitet, – të qahen. Nuk ka as punë, as dinjitet. Lekë s’kemi pasur kurrë, po ishim të ndershëm. Ç’u bë kështu?”

Flasin e flasin, për veten, për botën, për të shkuarën, për të gjitha. Në atë copë park, pas bustit të Çajupit, ku çdo gjë ngjan më e vjetër sesa mosha e tyre. Tavolina të prishura, kasolle të kalbura, stola të ftohtë. Plepa me degë të prera, bari i shkelur që nuk rritet, një copë lulishte gri.

Kalova prapë sot dhe i pashë. Ishin të gjithë aty. Më erdhi të shkoj një natë, para Krishtlindjeve, dhe  ta zbukuroj atë park, ta mbush me drita dhe pemë feste; poshtë pemëve të vë panetonë, cigare, çokollata, raki, verë të ngrohtë, dhuratë nga dyqanet përballë. Pastaj, kur të kenë ndarë dhuratat, si fëmijët në mëngjesin e festës dhe të ulen, biondja që i di për spiunë, t’iu çojë kafenë falas, ndërsa byrektorja përballë t’u dhurojë byrekë, të gjithëve. Kaq duan ata. Në muzg të një jete madhështore. Pak vëmendje.

Është një ëndërr e vogël feste. Në mos unë, një njeri që më lexon, mund ta bëjë realitet. Ku i dihet. Po vijnë Krishtlindjet!

Më shkruaj në: dritarerudina@gmail.com

Previous Post

7 dhjetor, 23 orë e 59 minuta

Next Post

Punonjësit e policisë me perfomancë të mirë shpërblehen me dy paga shtesë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Punonjësit e policisë me perfomancë të mirë shpërblehen me dy paga shtesë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.