Një krim i rëndë ka tronditur Tiranën rreth orës 16:25, në lagjen Valias. Sipas raportimeve të para të policisë, bëhet e ditur se vëllai ka vrarë vëllain me çifte, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e këtij krimi.
Mësohet se autori është Afrim Kallari, i cili ka qëlluar për vdekje vëllanë e tij Ermir Kallari. Nga hetimet e para, dyshohet se shkak ka qenë konflikti për motive pronësie.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e vrasjes.
Njoftimi i Policisë
Më datë 02.06.2016, ora 16:25, në Valias të vjetër, në rrugën e Rinasit, shtetasi Afrim Kallari, i datëlindjes 1979, ka vrarë me armë zjarri “çifte”, vëllain e tij E.Kallari, 1980. Autori u kap dhe u shoqerua në Komisariatin Nr.5. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.















