Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka folur në Kuvend për aferën e përgjimeve telefonike.
Sipas tij, ato përgjime janë ripërtypje e një procesi që ka nisur para dy viteve nga EULEX-i dhe që është mbyllur në mungesë të provave.
“Unë jam i gatshëm të përgjigjen para drejtësisë”, ka thënë Grabovci.
“Nëse hapja e vendeve të reja të punës është vepër penale unë jam i gatshëm të përgjigjem. Hapja e vendevë të reja të punës ka qenë premtim i joni për elektoratin. Nëse lobimi për kalimin e ligjeve është vepër penale jam i gatshëm të përgjigjem. Ftoj ata të cilët kanë fakte që është bërë shkelje le të paraqesin faktet në prokurori. Unë dhe familja ime jemi fajtor vetëm për një gjë që asnjëherë nuk jemi pajtuar me padrejtësitë. Për këto përgjime edhe Glauk Konjufca në Brukesl para shumë kolegëve ka deklaruar se po rrezikohet privatësia e qytetarëve”, ka thënë Grabovci.






















