Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë seKosova është në proces të përfundimit të përmbushjes sëkritereve për liberalizimin e vizave.
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, në një intervistë për gazetën austriake “Tiroler Tageszeitung”, ka thënë se Kosovaështë në proces të përfundimit të përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.
Edhe përkundër ikjeve të qytetarëve nga Kosova, Thaçi sipas gazetës Tiroler Tageszeitung, insiston se liberalizimi i vizave duhet të ndodhë sa më shpejtë.
“E drejta për lëvizje të lirë nuk mund të ju mohohet kosovarëve përgjithmonë”, thotë ai, transmeton lajmi.net.
Gazeta austriake në këtë shkrim thekson se Thaçi, i cili drejtoi Kosovën drejt pavarësisë, edhe më tej konsiderohet politikani më i fuqishëm në Kosovë. Për të përditshmen austriake Thaçi ka folur edhe për të arriturat e Kosovës në periudhën e pas pavarësisë dhe për prioritetet e mandatit të tanishëm.















