Ministria e Shëndetësisë në Kosovë dhe Ikshpk kanë publikuar raportin e luftës anti-covid 19 gjatë 24 orëve të fundit.
Sot në Kosovë janë testuar 459 persona dhe 103 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 persona dhe në 24 orët e fundit janë shëruar 95 persona nga virusi.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Podujevë 16 raste, komuna Ferizaj 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Suharekë 3 raste dhe me nga 1 rast komunat: Kaçanik dhe Skenderaj
Deri tani janë 124 persona që kanë humbur jetën nga Covid 19.
Kosova ka kryer rreth 30 mijë testime dhe janë mbi 5472 të infektuar që nga fillimi pandemisë.



















