Shqipëria e Kosova kanë mbyllur kufirin kundër përhapjes së koronavirusit.
Kjo masë ekstreme nuk i penalizon 14 pacientë nga rajoni verilindor i Shqipërisë që marrin në spitalin e Prizrenit shërbimin e hemodializës.
Madje zbatimi i marrëveshjes mes dy qeverivë për këtë shërbim jetik, nuk është penguar as nga fakti se në Prizren një mjek është konfirmuar i prekur me Covid-19.
Drejtori i Spitalit Afrim Avdaj thote se ky shërbim po jepet nën masa të rrepta të sigurisë e protokolleve shendetesore.
Hemodializa është një shërbim që merret në Spitalin e Prizrenit, falë marrëveshjeve të nënshkruara nga dy ministrite respektive prej disa vitesh.
Pamundesia per transport dhe kapacitete në Tirane e Shkoder, dhjetra paciente nga Kukesi Hasi, Tropoja, Dibra e tj e marrin ne Prizren e Gjakove, ndersa shpenzimet rimbursohen sipas procedurave te miratuara për këtë qëllim./oranews



















