Gjashtë vendet që e përbëjnë Ballkanin Perendimor (Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina,Mali i Zi dhe Serbia) janë në mesin e gjashtë prioriteteve të politikës së jashtme amerikano-gjermane.
Kjo u shpalos pas një bisede telefonike mes presidentit të ri të SHBA-ve, Joe Biden, dhe kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel.
Ish i dërguari i posacëm i Bashkimit Evropian për Kosovën, Wolgang Petritsch, tha për Klan Kosova se bashkëpunimi Biden-Merkel, që shihet si lidere e Evropës, jep sinale konkrete për arritjen e marëveshjes finale Kosovë-Serbi, me njohje të ndërsjellë.
“Ata do të dërgojnë mesazhe të unifikuara ndaj të dyja palëve. Por, mos e pritni njohjen formale të Kosovës nga Serbia para se në tavolinë të jetë propozimi gjithëpërfshirës i zgjidhjes.Ta potencoj, janë pesë vende anëtare të Bashkimit Evropian që s’e pranojnë pavarësinë e Kosovës .Serbia tani thotë: ‘pse ta pranoj unë Kosovën, kur jo të gjitha vendet anëtare të BE-së e bëjnë këtë?’. Si pasojë e kësaj mendoj se do në të ardhmën do të negociohet një paketë e madhe që i rregullon krejt këto gjëra. Kjo gjë do të kryhet natyrisht nga Administrata Biden”, tha Petritsch.
Megjithatë diplomati austriak parasheh se do të duhen tri vjet që të arrihet deri te ujdia e madhe, e cila do të bëhet me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog, Mirolsav Lajçak.
Pesë prioritett tjera të vendosura nga dyshja Biden – Merkel në sferën e politikës së jashtme janë: Kina, Rusia, Ukraina, Afganistani dhe Irani.



















