Duke folur në prezantimin e një sondazhi për çështjet e korrupsionit në vend, ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu përsëriti sërish thirrjen për të miratuar Reformën në Drejtësi.
Ai tha se i kujtohet historia tronditëse e një gruaje.
“Korrupsioni po mbush paratë e gjyqtarëve me para të pista”.
“Korrupsioni po shkatërron jetët e qytetarëve shqiptarë”.
“Të fortët dhe të pasurit e blejnë drejtësinë, të varfërit janë viktima”.
“Një grua shkoi në sistemin gjyqësor, por vuajtjet e saj u shtuan më shumë”.
“Kam mbetur i prekur nga historia e saj”.
“Gruaja e dhunuar gjeti më shumë vuajtje nga drejtësia”.
“Gjykata i dha burrit të saj kriminel pasurinë, por edhe fëmijët”.
“Fëmijët përfunduan në duart e abuzuesit”.
“Arsyeja e këtij vendimi ishte thjesht korrupsioni”.
“Gjyqtari i korruptuar privoi nënën nga fëmijët e saj”.
















