Mesditën e sotme ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka shkarkuar kryetaren e Zyrës së Përmbarimit në Vlorë, Algerta Fejzullain, e cila akuzohet për korrupsion.
Drejtoresha e Zyrës së Përmbarimit në Vlorë dhe një avokate u arrestuan para dy ditësh pasi morën 50 mijë lekë të reja për mosekzekutimin e një vendimi.
Ministria e Drejtësisë nëpërmjet në njoftimi për shtyp, bën me dije se Fejzullai është shkarkuar pasi me veprimet dhe mosveprimet e saj ka krijuar favore të padrejta ndaj personave të tjerë.














