Ministri, përveç shkarkimit i kërkoi kompanisë SGS t’i kallëzojë penalisht punonjësit e përfshirë në video. Mbrëmjen e kaluar, “Fiks Fare” investigoi se si kalohet kontrolli teknik i automjeteve edhe nëse ka defekte. Kamera e “Fiks Fare” dokumentoi me zë, ku disa punonjës marrin para për të kaluar një makinë në kolaudim.
Mbrëmjen e së hënës, emisioni transmetoi investigimin në Qendrat Rajonale të Kolaudimit në Durrës dhe Lushnje.






















