Sipas tyre, Policia e Kosovës ofron shërbime të ndryshme, përveç misionit që e ka pasi është përfshirë në skandale dhe është treguar e aftë që të montoj procese.
“Qytetarët kanë humbur besimin në Policinë e Kosovës. Lirimi i aktivistëve është i domosdoshëm dhe është i drejtë”, ka thënë Teuta Rrusta.
Aktivistët kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë edhe me aktivitete tjera.
























