Brenda tetorit do të nisë puna për korrigjimin e toponimeve të vendlindjes për fëmijët e emigrantëve që jetojnë në Greqi. Ministria e Brendshme ka ilustruar ndryshimet që do të pësojnë të dhënat në dokumentet e identifikimit, certifikatë, kartë identiteti dhe pasaportë, që deri më tani, përveç disa periudhave të amnistuara nga pala greke, ka sjellë shumë probleme për emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj.
Kështu vendlindja në certifikatën e lindjes do të shkruhet në anglisht dhe më pas do të shoqërohet me kodin e shtetit grek GRC p.sh jo Selanik Greqi por Thessaloniki, GRC. Ndërsa në kartën e identitetit dhe në pasaportë, në vend të Selanik Greqi,do të shënohet vetëm kodi i shtetit grek GRC.