Si Tokio, ashtu edhe Seuli, reaguan menjëherë me indinjatë. Krerët e mbrojtjes së Koresë së Jugut thonë se Peniani do të përballet me ndëshkimin e rreptë të ushtrisë së fqinjit të tij jugor.
Raketa e lëshuar së fundi besohet t`i përkasë serisë Skud. Sipas koreano-jugorëve, ajo ka fluturuar për gati 450 km dhe qëndroi në ajër pothuajse 6 minuta. Japonia pretendon se raketa ra brenda zonës së saj ekskluzive ekonomike, një zonë ujore kjo që shtrihet për 200 milje detare nga bregdeti japonez.
Tokio e konsideron lëshimin si një akt tejet problematik për sigurinë e anijeve dhe të avionëve e thotë se ai përbën shkelje të qartë të rezolutës së OKB-së.























