Ky segment rrugor me një gjatësi prej 3135 metrash, gjerësi prej 20 metrash do të ndërtohen me katër shirita dhe me trotuare të gjëra prej 2 metrash, ndërsa kosto e këtij projekti kap vlerën prej 1,946,026.15 eurosh.
Po ashtu, ministri Zharku në orën 14.30 do të vizitojë punimet që janë duke u zhvilluar për rehabilitimin e rrugës Muqivërc-Kranidell në komunën e Kamenicës, e cila ka një gjatësi prej 11985 metrash, gjerësi prej 6 metrash dhe një kosto prej 1,099,294.69 eurosh.






















