“Këta duke mos pasur mundësi ta mundin me argumente, po montojnë raste kundër aktivistëve të VV-së për t’i paraqitur terroristë”, është shprehur Konjfuca.
Ai duke folur për vazhdimin e masave gjyqësore ndaj 6 aktivistëve të VV-së, ka thënë se ky rast do dëshmohet si më skandalozi në Kosovë. Për këtë ka thënë se mbrapa qëndrojnë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Isa Mustafa, dhe ekzekutorët Shpend Maxhuni dhe zyrtarë tjerë të PK-së.






















