• Latest
  • Trending
  • All

Kongresi amerikan nderon Kadarenë

22/04/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Kongresi amerikan nderon Kadarenë

22/04/2015
in Aktualitet, Kulture, Lajme

Ndonëse ngritja e flamurit është një praktikë e rregullt për kongresistë dhe senatorë për të vlerësuar dhe përmendur njerëzit e distrikteve të tyre përkatëse, kësaj here ceremonia do të jetë e veçantë, për shkak se do të nderohet një personalitet i një vendi tjetër.

Flamuri amerikan do të valëvitet mbi Kongresin Amerikan për nder të shkrimtarit Ismail Kadare. Me kërkesën dhe mbështetjen e Vehbi Bajramit, botuesit të gazetës “Illyria” në Nju Jork dhe ndërhyrjes së kongresistit Engel, shkrimtari i shquar shqiptar do të nderohet në Uashington

Nga Ruben Avxhiu

Ka mbetur tashmë të caktohet vetëm data, kur mbi Capitol Hill, ndërtesën e famshme të Kongresit amerikan në Washington, të valëvitet një flamur për nder të shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare. Gjesti simbolik është siguruar nga kongresisti Eliot Engel, me nismën dhe propozimin e Vehbi Bajramit, botues i gazetës “Illyria” në Nju Jork. Engel është prej një çerekshekulli tashmë një nga mbështetësit më të vendosur të shqiptarëve në Kongres dhe bashkëpunimi i tij me zotin Bajrami është i gjatë.

Me propozimin dhe mbështetjen e botuesit Bajrami, kongresisti Engel bëri edhe një përshëndetje publike dhe zyrtare në Kongresin Amerikan për shkrimtarin Kadare si dhe për vlerësimin e tij të fundit me Çmimin prestigjioz të Jerusalemit 2015 në Letërsi.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

Ndonëse ngritja e flamurit është një praktikë e rregullt për kongresistë dhe senatorë për të vlerësuar dhe përmendur njerëzit e distrikteve të tyre përkatëse, kësaj here ceremonia do të jetë e veçantë për shkak se do të nderohet një personalitet i një vendi tjetër. “Më vjen shumë mirë për këtë nderim që po i bën Kongresi shkrimtarit më të madh shqiptar të të gjitha kohërave”, tha Vehbi Bajrami.

“Kadareja është sot letërnjoftimi i shqiptarëve në botë, më i madhi personalitet i gjallë i botës shqiptare, një fakt ky që shpesh shqiptarët vetë e harrojnë”. “I nderuar zoti kryetar, ngrihem sot për të nderuar Ismail Kadarenë!” Kongresisti Engel e nderoi këto ditë shkrimtarin e njohur edhe nga salla e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan. “Zoti Kryetar, ngrihem sot për të nderuar Ismail Kadarenë”, e filloi kongresisti fjalën e tij, e cila tashmë është futur në analet e Kongresit, fjalë e cila e vlerëson Kadarenë si “një romancier dhe poet që ka shkruar për historinë dhe popullin shqiptar, por duke depërtuar në thellësi të temave universale të lirisë dhe të të drejtave të njeriut”.

Kongresisti citon Jurinë e Çmimit të Izraelit që e përshkruan shkrimtarin Kadare si “tregimtar i historive mbresëlënëse, të shkruara me nënkuptime dhe në mënyrë të tërthortë. Ai shkruan për ndjenjën kolektive të fajit dhe veçanërisht për përpjekjet e dështuara të së vërtetës për të depërtuar në të.

Ndërsa fsheh gjurmët nëpër shtresa mitesh dhe metaforash, ai njëkohësisht përpiqet të nxjerrë në pah pyetje për të cilat nuk ka përgjigje dhe krime për të cilat nuk mund të ketë falje. Ndonëse subjektet dhe protagonistët e veprave të tij janë lokalë, kuptimi dhe rëndësia e tyre janë pa asnjë dyshim, universalë”.

Kongresisti Engel citoi me radhë disa nga nderimet e mëdha që i janë bërë shkrimtarit Kadare për krijimtarinë e tij letrare, si anëtarësimi i përjetshëm në Akademinë e Shkencave Morale dhe Politike Franceze, Çmimi botëror “Cino Del Duca” në 1992, “Man Booker International” në 2005, Çmimi i Princit të Asturias për Letërsi si dhe Grada Shkencore e Nderit në Komunikimin Social dhe Institucional nga Universiteti i Palermos në 2009.

“Si dëshmi e pranimit universal të letërsisë së tij, romanet e zotit Kadare janë përkthyer në shumë gjuhë dhe kanë lexueshmëri që shtrihet në të gjithë globin”, tha Engel në Kongresin Amerikan. “Kadare jo vetëm që i meriton këto vlerësime dhe nderime, po figura e tij është shumë më e thellë kur mendon përkushtimin e tij të admirueshëm ndaj vlerave të shenjta të demokracisë, pavarësisht nga rrethanat ku është ndodhur”.

“Në mbarë veprat e tij letrare, z. Kadare ka zgjedhur me kujdes protagonistët dhe narrativën figurative si një mjet komunikues dhe frymëzues për ata që ndodhen në mënyrë të ngjashme nën zgjedhën e regjimeve shtypëse”, tha kongresisti amerikan. “Në këtë mënyrë, përkushtimi i z. Kadare për t’u ngritur mbi presionin qeveritar për të frymëzuar shprehjen në harmoni të lirive të individit është me të vërtetë i admirueshëm”.

“Dua t’i shpreh pra urimet më të përzemërta Ismail Kadaresë [për çmimin e fundit] si dhe kënaqësinë time personale që kam rastin ta nderoj këtu, sot një individ të tillë”, mbylli fjalën e tij kongresisti Engel. Botuesi Bajrami që i përcolli zyrës së kongresistit lajmin e dhënies së çmimit dhe sugjerimin për ta nderuar mbeti shumë i kënaqur nga fjala e kongresistit dhe nderimit vijues me valëvitjen e flamurit. “Do të ishte bukur që nderime të tilla t’ia bëjmë edhe në atdhe shkrimtarit tonë”, tha ai. “Nganjëherë duket sikur harrojmë se çfarë vlere e jashtëzakonshme është ai për kombin tonë. E kur e nderon bota, nderohemi të gjithë ne nga pak bashkë me të”.

Previous Post

Ndahet nga jeta aktori i mirënjohur Met Bega

Next Post

Anri Sala, artisti më i mirë në Francë, për herë të tretë

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

Anri Sala, artisti më i mirë në Francë, për herë të tretë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.