Anri Sala është shpallur për herë të tetë si artisti më i mirë në Francë.
Ky çmim i është dhënë nga revista artistike “Le Journal des Arts”.
Sala ka kryesuar listën me 100 artistë të lindur ose rezidentë në Francë të cilët vlerësohen për performancat e tyre brenda apo jashtë francës.
Anri Sala ishte përfaqësuesi i Francës në Bienalen e Venecias në vitin 2013.
Ai ka hapur shumë ekspozita në institucione të ndryshme jashtë Francës, ndërsa së fundmi ka ekzpozuar punën e tij edhe në Izrael dhe SHBA, ku ka marrë pjesë në Muzeun e Arteve në Tel Aviv në mars dhe në Institutin e Arteve në Çikago.


















