Gjatë vizitës së tij, Komisioneri do të takohet me autoritet politike duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli, kryeministrin Isa Mustafa, zëvendës kryeministrin Branimir Stojanoviq dhe ministrin e punëve të jashtme Enver Hoxhaj.
Komisioneri do ta përmbyllë ditën me një takim së bashku me deputeten e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek me të gjithë liderët e partive politike për të diskutuar nevojën për tejkalimin e krizës politike. Fotografi dhe video të vizitës do të jenë në dispozicion në platformat e mediave sociale të BE-së në Kosovë dhe në platformën “Europe by Satellite (EbS)”.
14.30 – Takim përshëndetës me kryeministrin Isa Mustafa
14.45 – Lansimi i Agjendës për Reforma Evropiane me kryeministrin Mustafa
16.15 – Konferencë për shtyp me kryeministrin Mustafa
17.30 – Takim me ministrin e punëve të jashtme Enver Hoxhaj
18.15 – Takim me zëvendësministrin Branimir Stojanoviq
19.00 – Tryezë e rrumbullakët e Komisionerit Hahn me eurodeputeten Lunacek dhe liderët e partive politike (PDK, LDK, VV, AAK and NISMA).