• Latest
  • Trending
  • All

Kolaboracionizmi dhe keqpërdorimi i kuptimit të kësaj fjale

14/11/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Kolaboracionizmi dhe keqpërdorimi i kuptimit të kësaj fjale

14/11/2015
in Lajme

Nga Hajro Çini*

Vetëm pak ditë pasi Parlamenti shqiptar, më 2011, çmoi lart figurën e patriotit të paepur, shqiptarit të shquar Lef Nosi, Nexhmije Hoxha shprehu pakënaqësinë e saj të plotë. Në të njëjtën gjatësi vale me të, lundron edhe Ben Blushi në ditët e sotme, kur kërkon që elbasanasit ta tërheqin zvarrë Statujën e Lef Nosit, me pretekstin se ka qenë kolaboracionist.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Çdo njeri ka ndërgjegjen dhe personalitetin e vet, ndërthurja e të cilëve në nivel të lartë moral dhe shkencor i rrisin shumë kreditin zotëruesit të këtyre cilësive dhe anasjelltas.

Së pari, historia e vërtetë shkruhet saktë shumë kohë pasi ka ndodhur ajo – së paku pas një shekulli, kur lojtarët kryesorë apo dishepujt e tyre kanë ikur nga skena dhe nga kjo jetë, ndërsa sapo ka mbaruar një ngjarje, historia shkruhet ashtu si e diktojnë fitimtarët nëpërmjet “historianëve” të tipit Kristo Frashëri, Pëllumb Xhufi, Arben Puto (dëshmitar gjyqesh që dënonin me vdekje) apo Paskal Milo – ndërgjegjja profesionale e të cilëve në kushte lirie zbulohet të lërë shumë për të dëshiruar.

Së dyti, Lufta e Dytë Botërore mund të ishte plotësisht e evitueshme, dhe se ajo ishte vazhdim i Luftës së Parë Botërore, e cila, sipas historianit të shquar amerikan, Christopher Clark, u bë për brigjet e Shqipërisë. (“The Sleepwalkers – How Europe Went to War in 1914”).

Rreshtimi i forcave luftuese në Luftën e Parë Botërore ishte:

–        Serbia, Greqia, Mali i Zi, Rusia, Anglia dhe Franca etj. – nga njëra anë;

–        Austro-Hungaria dhe Gjermania; – nga ana tjetër

Pas Luftës së Parë Botërore, Shqipëria ngeli e vogël, e varfër dhe e izoluar.  Greqia mbajti padrejtësisht Çamërinë, Serbia Kosovën dhe Mali i Zi Ulqinin, Plavën dhe Gucinë. Për më tepër, të gjitha shtetet e grupit të parë u përpoqën me ç’të mundnin ta zhduknin Shqipërinë fare nga harta. Dhe për pak arritën po të mos kishte qenë presidenti amerikan, Wilson. Po të kishte fituar grupi i dytë, nuk do të kishte pasur nevojë për një luftë tjetër, as në botë dhe as në Kosovë.

Rreshtimi i forcave luftuese në Luftën e Dytë Botërore ishte i njëjtë:

–        Jugosllavia (Serbia, Mali i Zi), Greqia, Rusia, Anglia dhe Franca etj. – nga njëra anë;

–        Gjermania (Austria dhe Hungaria); – nga ana tjetër;

Mund të bëhen shumë analiza midis dy luftërave e përsëri rezulton se të dyja ngjajnë si dy pika uji për nga aleancat dhe rezultatet për kombin tonë. Sidoqoftë çështja, Shqipëria në të dyja rastet ishte viktimë dhe nuk kish asnjë lloj roli, aq më tepër përcaktues, as edhe ishte faktor.

Tani le të ndalemi te koncepti kolaboracionist, që ka një domethënie jashtëzakonisht negative për një patriot. Ajo i shkon për shtat një antikombëtari që bashkëpunon me një fuqi armike në dëm të interesave kombëtare. Si patriot, unë kam neverinë më të plotë kundrejt cilitdo që, për interesa të ngushta vetjake dhe jo vetëm vetjake por edhe madhore, i vë këto interesa mbi ato të kombit dhe ia nënshtron interesat e kombit një fuqie tjetër. Keqpërdorimi i kësaj fjale ndërkohë, apo përdorimi vend e pa vend krijojnë konfuzion, i cili për fat të keq është akoma i pranishëm në ndërgjegjen e kombit tonë.

Të majtë, shqipfolës ua veshin këtë fjalë edhe shumë patriotëve. Si është e vërteta?

Pushtimi italian u prit me armë nga shumë patriotë. Por nga ky pushtim rezultoi, për herë të parë, edhe bashkimi i trojeve shqiptare që i ishin dhënë padrejtësisht Jugosllavisë.  Të vuajtur nën dhunën serbe, shqiptarët që jetonin në trojet e tyre nën juridiksionin jugosllav, e mirëpritën këtë ndryshim.

Pasi Italia kapitulloi, Gjermania mori të gjithë Ballkanin, me përjashtim të Turqisë, e cila ruajti neutralitetin.  Ardhja e ushtrisë gjermane në Ballkan krijoi një perspektivë tjetër. Të gjithë patriotët shqiptarë që ishin internuar ne Itali u liruan nga internimi. Brenda 2 javësh, Gjermania mundi Greqinë dhe Çamëria iu bashkua Shqipërisë. Për herë të parë kombi shqiptar ishte në kufijtë e tij etnike. Jo vetëm kaq, por me këmbënguljen e Mehdi Bej Frashërit, Gjermania pranoi edhe neutralitetin e Shqipërisë. Shqipëria u çlirua më 8 shtator 1943, dhe në dhjetor 1943, u njoh si shtet neutral. Ndryshe nga pushtimi Italian, ku Jakomoni ishte përfaqësues i Viktor Emanuelit – si kryetar shtetit -, Shqipëria, tashmë kishte në kryesinë e shtetit një pleqësi e përbërë nga një përfaqësues i secilit prej katër besimeve kryesore në Shqipëri, midis tyre edhe nënshkruesit i pavarësisë së Shqipërisë, patriotët e mëdhenj, të nderuar të shquar, të ndershëm, të panjollë dhe idealistë, Mehdi Frashëri dhe Lef Nosi. Të katër ishin shqiptarë.

Për punët e saj të jashtme, qeveria shqiptare e periudhës dhjetor 1943- nëntor 1944 kishte edhe Ministri të Jashtme. Asnjë shtet i pushtuar nga Gjermania nuk kishte ministri të jashtme. (Këto fakte janë domethënëse për të përcaktuar nëse ishim vërtet të pushtuar, qoftë nga ana formale, qoftë nga ana juridike, apo jo.)

Ushtria gjermane nuk ndërhynte në punët e brendshme të Shqipërisë etnike, ajo ruante bregdetin mos hynin anglezët dhe prapavijat për ushtrinë e saj në Greqi. (Të tillë aktivitet luan edhe ushtria e NATO-s në vendet që janë në situata të tensionuara.)

Patriotët shqiptarë realizuan diplomatikisht dhe me mjaft mençuri edhe bashkimin kombëtar, edhe neutralitetin e kombit, për rrjedhim edhe pavarësinë e tij. Dhe kjo është meritë historike e Mehdi Frashërit, që u vlerësua shumë nga Lef Nosi dhe Rexhep Mitrovica kryeministër, të dy kishin firmosur më 28 Nëntor 1912 në Vlorë Pavarësinë. Të tre arritën bashkimin kombëtar.

Çfarë bashkëpunimi kundër kombit mund të shohë ndonjë miop i indoktrinuar në këtë rast!!!

E shumta që mund të thuhet, është se Gjermania ofroi bashkëpunimin e saj që kombi shqiptar të bashkohej. Pra ata – që të majtët shqipfolës i quajtën “kolaboracionistë” realizuan neutralitetin e Shqipërisë dhe bashkimin e trojeve shqiptare.

Vetëm 50 vjet më vonë, historia u ripërsërit në Kosovë, kur trupat e NATO-s e çliruan atë, dhe njohën Dr. Rugovën si President të Kosovës (Mehdi Frashërin modern)

Ushtria gjermane e la Shqipërinë më 28 nëntor 1944. Pushteti ra në duart e komunistëve. Çfarë ndodhi pas kësaj mënxyre? Që të kuptojmë thelbin e këtij  ndryshimi duhet t’i referohemi një postulati të tmerrshëm dhe realitetit shqiptar:

Kryeministri shovinist serb Nikolla Pashiç është shprehur:

“Që të kemi dorë të lirë në Kosovë, ne duhet të organizojmë një Shqipëri të vogël, të varfër dhe të izoluar”.

Kosova iu la përsëri Jugosllavisë dhe me keq akoma, banda e malit që kishte uzurpuar pushtetin votoi në Byronë Politike më 23 mars 1948 bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë si republikë e shtatë. Nuk ishte parë asnjëherë në historinë botërore që një kryeministër i një vendi, t’i bëjë dhuratë vendin e tij një fuqie tmerrësisht armike. Por kjo gjë nuk u prit mirë nga Tito – që siç duket i kishte më të qarta rreziqet e prishjeve të balancave, për të cilat fuqitë e mëdha kishin rënë dakord. Nga frika e USA, Tito (dhe Stalini) nuk e ndërmorën gllabërimin e Shqipërisë.

Lind pyetja:

A ka tradhtar më të madh, a ka antikombëtar më përbindësh se Enver Hoxha? A ka kolaboracionist më të ndyrë dhe më të ulët se ai dhe banda e tij?

A ka cinizëm më të madh se ai që shpreh sot Ben Blushi?! A ka nivel më primitiv të të parit të historisë?!

Më 18 tetor 1943, dy anëtarë të grupeve komuniste, Petrit Hakani dhe Dhimitër Shuteriqi thërrasin në një takim Dr. Emin Orizaj, për ta “bindur” që të shtonte yllin stalinian mbi kapelën e tij. Dr. Orizaj ishte mjek stomatolog, diplomuar ne Austri, ishte njohës i 5 gjuhëve të huaja dhe një profesional dhe intelektual i shquar. Dr. Orizaj nuk pranoi dhe ai së bashku me Murat Çullajn ranë pre e plumbave të Petrit Hakanit dhe Dhimitër Shuteriqit (Gazeta Liria, 18 gusht 1993)

“Ben Blushi, nipi i Dhimitër Shuteroviqit kërkon që të hiqet busti i Lef Nosit nga sheshi në Elbasan, në atë shesh ku gjyshi i tij digjte librat më 1945, si shefi i zyrës së propagandës për Elbasanin. Ca njerëz e ruajnë traditën e familjes me fanatizëm, vazhdojnë të jenë po aq llum sa të parët e tyre.” (Çelo Hoxha – Facebook)

*studiues, Richmond Hill Kanada 

Previous Post

Kura për varfërinë: martohuni

Next Post

Arrihet marrëveshja për Sirinë!?

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Arrihet marrëveshja për Sirinë!?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.