Liderët e koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-NISMA nuk janë befasuar aspak nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese që të pezullojë përkohësisht zgjedhjen e Isa Mustafës për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Në një deklaratë të përbashkët të tri partive të koalicionit, vendimi i Gjykatës Kushtetuese konsiderohet si “një masë standarde në raste të tilla”.
Në deklaratë thuhet se koalicioni e respekton këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese dhe pret nga ajo që “të dëshmojë profesionalizëm dhe paanshmëri në vendimin final”.
“Koalicioni LDK AAK NISMA, masën e pezullimit të vënë sot nga Gjykata Kushtetuese, në rastin e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës më 17 Korrik 2014, e konsideron një masë standarde në raste të tilla.
Koalicioni LDK AAK NISMA, respekton këtë akt të Gjykatës Kushtetuese dhe pret nga ajo që të dëshmojë profesionalizëm dhe paanshmëri në vendimin final.
Koalicioni LDK AAK NISMA është i bindur se vendimi i 83 deputëteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, e reflekton masën dërmuese të populit të Kosovës dhe pret që ky vullnet të njihet nga të gjitha institucionet Kushtetuese.
Koalicioni LDK AAK NISMA së bashku me partnerët e tjerë do të punojë për funksionalizimin sa më të shpejtë të të gjitha institucioneve të vendit”, thuhet në deklaratën e përbashkët të partitë të koalicionit LDK-AAK-NISMA.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














