Përgjigja e ministrit të e Jashtëm, Ditmir Bushati u publikua pasi bisedës telefonike me homologun e tij grek Vangjel (Evangelos) Venizellos, njëherit zëvendëskryeministër
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i qartësoi qeverisë së Greqisë se reforma administrative dhe territoriale është çështje e brendshme e Shqipërisë.
Zoti Bushati u njoftua ta ketë parashtruar qëndrimin pasi Greqia shprehu pakënaqësi në atë që e quan “cenim” të pakicës së vogël joshqiptare, përkatësisht greke nga ndarja e re.
“Reforma është çështje e brendshme e Shqipërisë. Kjo reformë është kryer në respekt të standardeve europian”-u citua ministri Bushati nga televizioni “News 24″.
Përgjigja e zotit Bushati u publikua pasi bisedës telefonike me ministrin e Jashtëm dhe zëvendëskryeministrin e Greqisë, Vangjel (Evangelos) Venizellos.
Sipas ministrit Ditmir Bushati me reformën e re në Shqipëri “synohet rritja e funksionalitetit të njesive vendore” dhe se ka patur “diskutime në komisionin e posaçëm” të Kuvendit.
Rreth një orë më parë ministria e Jashtme në Athinë njoftoi se zoti Venizellos bisedoi me homologun shqiptar “në lidhje me çështjen e ristrukturimit të vazhdueshëm administrativ të Shqipërisë”, që sipas tij “ndryshon subjektet lokale administrative në rajonet me rëndësi të veçantë për minoritetin kombëtar grek”.
Në njoftim thuhej se “zoti Venizellos theksoi se sa kritike dhe e ndjeshme është kjo çështje dhe se është nevoja për të ecur përpara në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura midis dy vendeve, pa shtuar çështje të reja”.















