“Neve na kanë inkurajuar njerëzit si xha Braho dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë, të cilët, edhe pse në moshë të shtyrë, vullnetarisht pranuan që të jenë bashkë më djem dhe vajza të reja në vija të para të frontit. Ai vullnetarisht shkoi në Shqipëri për të sjellë armatim për shokët që i kishte në front. Ky veprim i tij, edhe shumë të tjerëve në moshë si ai, vërtet ishin inkurajim për gjeneratat e reja që hynë në luftë. Ne duhet t’i kujtojmë ata që dhanë shumëçka për këtë ditë”, ka thënë Bashota.
Para të pranishmëve me nga një fjalë rasti mbajtën edhe Blerim Kelmendi, Albion Krasniqi dhe Xhavit Dauti, të cilët vlerësuan lart kontributin e xha Brahos për lirinë e Kosovës.
Me këtë rast, në fshatin e tij të lindjes është zbuluar edhe pllaka përkujtimore. Xha Braho ishte plagosur nga forcat serbe gjatë kohës së luftës më 2 gusht të vitit 1998 në betejën te “Zabeli i Bashotëve”, në Caravik.






















