Siç informoi MPB-ja, kallëzimet e reja penale janë parashtruar në bazë të video xhirimeve të verifikuara të marra nga shtëpitë mediale, si dhe video regjistrime nga kamerat e sigurisë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Me të gjithsej 20 persona kanë marrë kallëzime penale për ngjarjet që kanë ndodhur të enjten më 27 prill në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Të denoncuarit janë D.P. (33) nga Shkupi, T.T. (53) nga Kumanova, V.T. (40) nga Shkupi I.S. (44) nga Velesi dhe V.C. (33) nga Shkupi, nga me përdorimin e dhunës, kanë hyrë me dhunë në Kuvend gjatë mbajtjes së pres-konferencës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me ç’rast me përdorimin e dhunës fizike kanë kryer dhunë kundrejt njerëzve dhe kanë dëmtuar pronë.
Nga atje thonë se Sektori për punë të brendshme Shkup në konsultim dhe bashkëpunim Prokuroria themelore publike Shkup edhe më tej ndërmerr masa dhe aktivitete me qëllim të identifikimit dhe dokumentimit edhe të personave tjerë në ngjarjet e ndodhura më 27.04.2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për çka opinioni do të njoftohet në mënyrë shtesë.






















