Balerini shqiptar Kledi Kadiu është rikthyer sërish në studiot e televizionit si profesor i dancit në spektaklin më të ndjekur italian “Amici”. Kadiu ka nxjerrë njoftimin e startit të emisionit krah balerinës Veronica Peparini, duke rritur kështu edhe interesin e shikuesve, pasi siç dihet balerini shqiptar ka një audiencë të madhe në Itali. Por ndryshe nga herët e shkuara kësaj radhe programi do të transmetohet premierë në televizionin me pagesë RealTime, e më pas në Canale 5. Ndërkaq në projektet e pritshme si balerin, Kledi Kadiu do të hapë me 20 Janar sezonin e ri, si i ftuar special me baletin Tango Bashkëkohore në Teatrin Politeama Greco të Leçes.
Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha
Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...


















