Korrupsioni, si dhe krimi i organizuar për çdo vit e “njollosin” vendin në raportet ndërkombëtare, për pasojë të së cilës, duke përfshirë këtu edhe mosratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, po shtyhet liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian.
Ky është vlerësimi i njohësve ndërkombëtarë dhe vendorë për Kosovën, nëntë vjet pas shpalljes së Pavarësisë, duke shtuar se shteti më i ri në Evropë vazhdon të përballet me probleme të vjetra.
Kurse si suksese të këtyre nëntë vjetëve përmenden konsolidimi i institucioneve, zgjedhjet demokratike, përpjekjet për integrimin e minoriteteve, si dhe 113 njohjet ndërkombëtare.