Kim Mehmeti është shprehur se sot e tutje do të marrë pjesë në protestat që shqiptarët do të organizojnë në Maqedoni.
Ai ka shkruar se ka dëgjuar ata zëra, që i kanë thënë që të bëhet pjesë e protestave.
“Pa marrë parasysh kush i organizon ato, që sot e tutje, do marr pjesë në të gjitha protestat ku nuk ka dhunë e egërsi, por vetëm shqiptarizëm e urtësi dhe, ku do valëvitet vetëm flamuri që na bashkon të gjithëve dhe na i mbron të gjitha – ai kuq e zi me shqiponjën dykrenore në të! Ka ardhur koha kur ne prindërit duhet të jemi pranë fëmijëve tanë, që t’i mbrojmë ata nga manipulimet dhe provokuesit!”, ka shkruar Mehmeti.















