Nisin ndryshimet në radhët e Policisë Kufitare ku gjatë ditës së sotme janë emëruar pesë drejtorë të rinj të Policisë Kufitare në 5 qarqe të vendit.
Mësohet se në krye të Policisë Kufitare në Kukës është vendosur Dashamir Spaho ndërsa Gëzim Goxhi është emëruar në qytetin e Korçës si drejtor i Policisë Kufitare.
Në krye të Policisë Kufitare në Tiranë është vendosur Fran Kaçorri ndërsa Rakip Kazani është emëruar drejtor i Policisë Kufitare në qytetin e Durrësit. Ndërkohë Ilmi Hoxha është emëruar në qytetin e Vlorës.
















