• Latest
  • Trending
  • All

Kim Mehmeti: Kumanova, një turp për të gjithë shqiptarët

25/05/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 29 October, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Kim Mehmeti: Kumanova, një turp për të gjithë shqiptarët

25/05/2015
in Lajme

Emigrimi – “Dua t’ua them edhe shqiptarëve, bile dhe sot që migrojnë, mos ikni, se do na mallkojnë varret, sepse të vdekurit nuk mund të shpërngulen”

Tre Shqipëritë – “Ne shqiptarët ende funksionojmë si popull që ende nuk ka mëmëdhe. Ne ende funksionojmë si romët apo si kurdët, sepse ne kemi tri Shqipëri, që çdonjëra vendos në kokë më vete”

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Analisti i njohur shqiptar, Kim Mehmeti, njëkohësisht drejtues i zyrës së “Top Channel” në Shkup, në një bisedë në emisionin “E diell në Top Channel” analizon të gjithë ngjarjen e dy javëve më parë që ndodhi në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, ku u vranë 22 vetë, u plagosën 39 të tjerë dhe ku qindra familje pësuan dëme materiale. Në analizën e tij, Mehmeti e cilësoi ngjarjen në Kumanovë si turp të të gjithë shqiptarisë, pasi kjo është një ngjarje që mund t’i ndodhë vetëm një populli që nuk ka shtet amë. “Është turpi i shqiptarisë komplet! S’e shihni, do ta them dhe njëherë publikisht, ne shqiptarët nuk mund të na ndodhë ajo që ta fillojmë luftën, ta përfundojmë dhe më pas të ulemi të bisedojmë pse kemi luftuar. Se kemi dy shtete, është e turpshme kjo! Kjo mund t’i ndodhë një populli që nuk ka shtet amë, nuk ka akademi, nuk ka polici sekrete, nuk merret me atë punë. Po kjo nuk mund t’i ndodhë një populli që ka dy shtete aq më shumë”, u shpreh Mehmeti. Duke iu referuar një shkrimi të publikuar pak ditë më parë në gazetën “Shqip”, Mehmeti mbështet idenë se shqiptarët që mbetën të vrarë në atë që ai e cilëson si “luftën njëditëshe”, mund të jenë tradhtuar nga vetë shqiptarët, të cilët i ftuan ata në Maqedoni. “Pse është nata e tradhtisë së madhe?! Ata djem nga Kosova nuk kanë ardhur të paftuar dhe ata nuk kanë mundur të vinë me ftesë të maqedonasit! Logjikisht, unë nuk kam asnjë argument për këtë, po logjikisht ftuesi, mikpritësi ka qenë shqiptar, tani shtohet pyetja, kush i tradhtoi? Nuk mund të jetë tradhtari maqedonas. E tani ku janë këto shtetet amë që të zbulojnë këto gjëra?! Lëre në fund të fundit kur janë ata politikanë, burrë shtetas, këta injorantët, këta banditët që vinë këtu dhe fotografohen me Edi Ramën dhe na e sjellin në atë fotografi, kur ne e dimë se kush takohet me Edi Ramën se kush e ka legjitimitetin e shqiptarit shumë besnik dhe shumë të vyeshëm. Dhe këtë ndonjëherë ne e keqpërdorim shumë mirë atje. Dhe të kthehem te nata e tradhtisë së madhe, ajo ishte nata e tradhtisë së madhe dhe do mbetet nata e tradhtisë së madhe, ajo e dëshmon atë mosefikasitetin e shqiptarisë e Shqipërive tona. Ajo nuk mund t’i ndodhë një populli që ka shtete me të gjitha nishanet që quhen shtete”, shprehet Mehmeti. Por përtej alibisë së tradhtisë, analisti i njohur kritikon edhe qeveritë e shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës. Për Kim Mehmetin është shqetësues fakti që shqiptarët funksionojnë si një popull pa mëmëdhe. “Mua më shqetëson ajo, që ne shqiptarët ende funksionojmë si popull që  nuk ka mëmëdhe. Ne ende funksionojmë si romët apo si kurdët, sepse neve, ne kemi tri Shqipëri, që çdonjëra vendos në kokë më vete! Ne nuk funksionojmë si një popull! Si mund ju ta paramendoni, që të kesh shtetar, të ndodhë Kumanova, ai shtetar të ketë SHIK-un, e mikun e kush e di çfarë, dhe aq të painformuar se çfarë po ndodh”, shprehet Mehmeti. Për të, edhe më shqetësuese është alibia se qeveria shqiptare nuk kishte asnjë informacion mbi atë çfarë po përgatitej të ndodhte në Maqedoni. “Nëse ishin të painformuar kanë qenë dhe më budallenj se të painformuarit! Kanë qenë të informuar dhe s’kanë ditur si të veprojnë. Si mund të ndodhë që ti të kesh mëmëdhe dhe ai mëmëdhe të mos e dijë që ti je i papërfaqësuar në një Maqedoni. Apo kurrë të mos interesohet se si të përfaqësojnë ata shqiptarë. Nuk mendoj se duhet t’ia bëj qefin ndonjë Europë. Ne u bëmë Shqipëri që ndryshe shitemi, nuk mendojmë shqiptarisht”, thekson drejtuesi i zyrës së “Top Channel” në Shkup. Sipas tij, është i papranueshëm justifikimi se Shqipëria nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të një vendi, popullsia e të cilit është 30 për qind shqiptare. “Ti s’mundesh të lejosh që ai populli yt atje të mbetet i papërfaqësuar, po të ketë disa hajdutë përfaqësues. Dhe aq më shumë ti t’i përkrahësh dhe të nxirresh me atë, po ju i keni votuar. Mirë ne i kemi votuar, po pse si pyetët njëherë, si e përdorin ata legjitimitetin. Unë nuk kërkoj nga Tirana që të vijë dhe ne si ndonjë fëmijë defektoz, t’ia tregosh rrugën, t’i thuash ulu këtu, respekto më të moshuarit, mëso në shkollë. Kërkoj diçka tjetër- kërkoj që unë si shqiptar nëse them Maqedoni, dhe them që këta nuk  janë përfaqësuesit e mi, duhet ta respektosh vullnetin tim. Ne në Maqedoni na ka ndodhur ky absurd, që ne të themi kështu – ky është regjim antishqiptar! Tani e ke si obligim si mëmëdhe, pse thonë këta, me të cilët elemente është antishqiptar edhe posaçërisht nëse është kështu të mos e përkrahësh atë” u drejtohet Mehmeti shtetarëve shqiptarë. I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Alban Dudushi, lidhur me denoncimin e tij që në rrethinat e Shkupit po krijohet një Gaza, Kim Mehmeti theksoi se fenomene të tilla shkaktohen nga papunësia, pasi sipas tij, kur rinia i humb të gjitha shpresat, të gjitha radikalizmat rriten. “Nëse kemi diçka, është që ne shqiptarët e Maqedonisë jemi të rrezikuar nga talebanët politikë… Unë jetoj në një vend të atillë ku politikanët tanë aq mirë e keqpërdorin dhe ndjenjat politike dhe ndjenjat etnike dhe ndjenjat religjioze të popullit tim. E keqpërdorën. Përdorën dhe shqiptarinë, janë politikanë të atillë që do e shitshin dhe gjuhën shqipe sikur të kishin vlerë prej asaj! Duke qenë Leninistë të qelbur që nuk besojnë në asnjë fe, i përdorën dhe ndjenjat religjioze të shqiptarëve të mi atje. Unë përballem me këtë që aq shumë dominojnë këta hajdutokratët dhe aq shumë dominojnë këta që do të kishin shitur dhe përmendoret e heronjve tanë, aq shumë dominojnë këta sa u bënë fytyra njohëse e politikës sonë”, u shpreh analisti Kim Mehmeti, teksa prezantoi në “E diell në Top Channel” romanin e tij, “Shpërngulja e të vdekurve”.

Previous Post

Përmasa shqetësuese të shpërnguljes së shqiptarëve nga Mali i Zi

Next Post

Louis Arnaud: Shqipëria është më e lashtë se vetë Europa

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Louis Arnaud: Shqipëria është më e lashtë se vetë Europa

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.