Gjatë këtij takimi anëtarët e KPK-së, themeluan Komisionin për shqyrtimin e aplikacioneve për kandidatët për kryeprokurorë të prokurorive Themelore. Komisioni do të udhëhiqet nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale i Republikës së Kosovës (PSRK), Reshat Millaku, ndërkaq dy anëtarët tjerë do të jenë, prokurori Lulzim Sulejmani nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit dhe prokurorja Radica Milic, nga radhët e Këshillit Prokuorial të Kosovës.
Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi, gjatë këtij takimi ka paraqitur politikat për trajnim të vazhdueshëm të prokurorëve dhe personelit administrativ për vitin 2016, raport i cili u aprovua nga anëtarët e këshillit.
Po ashtu, KPK-ja mori vendim për caktimin e lartësisë së shpenzimeve mujore për telefonat mobile për Zyrën e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik.
Si pikë tjetër e renit të ditës të cilën e shqyrtuan dhe aprovuan anëtarët e KPK-së, ishte kërkesa për kompensim nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore e Gjakovës, Shpresa Bakija.























