Aipas AGK-së, sot është dëshmuar se ky institucion nuk është i interesuar që të respektojë parimet për transparencë.
“Kundërshtimin tonë nuk e ka marr parasysh as gjykatësja e rastit ‘Stenta’, Shadije Gërguri.
Arsyetimi se salla është e vogël dhe se ka numër të madh të të akuzuarve paraqet arsyetim joserioz dhe të pa qëndrueshëm për gazetarët në vend”, shkruan Asosiacioni
AGK gjithashtu u bënë thirrje të dy gjykatësve të rasteve në fjalë si dhe Gjykatës Themelore që të ndërmarrin veprime të menjëhershme duke garantuar transparencë në drejtësi.
“Mungesa e transparencës në drejtësi krijon hapësirë për spekulime dhe motivon sinjalizuesit e brendshëm të rrjedhin dokumente nga gjykata. Për më tepër, këto vendime do të inkurajojnë të akuzuar të tjerë të kërkojnë mbyllje të seancave gjyqësore. Kështu, Themelorja ka krijuar precedent për fshehjen nga publiku të veprimeve të dyshuara kriminale të zyrtarëve të lartë”, shkruan në komunikatën për media.
AGK është poashtu përmes komunikatës shpreh zhgënjimin me prokuroret të cilët në vend se të kërkojnë gjykim publik për të dëshmuar punën e prokurorisë janë pajtuar me interesat e palës së të akuzuarve.






















