• Latest
  • Trending
  • All

Këshilli Ndërakademik për Gjuhën kërkon respektimin e diversitetit kulturor

21/05/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 19 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

Këshilli Ndërakademik për Gjuhën kërkon respektimin e diversitetit kulturor

21/05/2016
in Kulture, Lajme

Takimi i studiuesve të gjuhës ka qenë i dyti për këtë vit, pasi në mars ishte mbajtur një takim në Prishtinë

Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe në takimin e fundit ka propozuar t’i kushtohet vëmendje diversitetit kulturor dhe të mos ketë stigmatizim të asnjë varianti të shqipes, raporton Koha.net.
Disa çështje të sintaksës dhe disa të tjera të gjuhës shqipe në shkolla kanë qenë temat që kanë diskutuar anëtarët e këtij organi nga Kosova e Shqipëria, në takimin e mbajtur në Tiranë. Por, propozimet konkrete që kanë dalë nga ky takim pritet të bëhen publike nga Kryesia e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe. Takimi i studiuesve të gjuhës ka qenë i dyti për këtë vit, pasi në mars ishte mbajtur një takim në Prishtinë, nga i cili Këshilli kishte dalë me disa propozime në fushën e drejtshkrimit dhe të morfologjisë, si edhe për përdorimin e shkronjës së madhe dhe drejtshkrimin e emrave të vendeve.
Studiuesi i gjuhës, Bardh Rugova, anëtar i Këshillit, ka thënë se në takimin e mbajtur në Tiranë është diskutuar për disa çështje të sintaksës dhe të gjuhës shqipe në shkolla.
“Në seancën për sintaksën nuk ka pasur ndonjë propozim konkret. Kryesisht janë shqyrtuar prirjet e shqipes, gabimet më të shpeshta e kështu me radhë. Në seancën për gjuhën shqipe në shkollë është vendosur që t’u bëhen disa propozime ministrive përkatëse për programet mësimore, tekstet, mësimdhënësit dhe vlerësimin e nxënësve”, ka thënë Rugova.
Sipas tij, një tjetër temë që ka diskutuar Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe lidhet me stigmatizimin e varianteve të shqipes.
“Po ashtu është diskutuar që t’i kushtohet vëmendje diversitetit kulturor dhe të mos ketë stigmatizime të asnjë varianti të shqipes”, ka thënë Rugova. Ai ka shtuar se Këshilli nuk bën vlerësime të tipit mirë apo keq, por vlerëson gjendjen ashtu siç është.
“Ne e vlerësojmë gjendjen të tillë çfarë është dhe kemi parë disa prirje interesante edhe sa i përket sintaksës, por edhe sa i përket shqipes në shkollë. Besoj se propozimet konkrete do të vijnë nga Kryesia e Këshillit”, ka thënë ai.
Studiuesi i gjuhës, Rrahman Paçarizi, që po ashtu ka qenë pjesë e takimit të mbajtur në Tiranë si anëtar i Këshillit, ka thënë se sa u përket çështjeve të sintaksës janë diskutuar materialet e prodhuara nga grupet punuese të Prishtinës dhe Tiranës dhe përgjithësisht ka pasur pajtueshmëri.
“Dallimet kanë konsistuar në faktin nëse duhet mbajtur qëndrim të fortë ndaj prurjeve nga jashtë në strukturat sintaksore apo duhet gjetur rrugët për inkorporimin e atyre prurjeve në strukturën e shqipes, në rastet kur këto prurje paraqesin fenomene të cilat tashmë janë pranuar dhe përdoren gjerësisht”, ka thënë Paçarizi.
Sipas tij, sa i përket shqipes standarde në shkolla, Këshilli Ndërakademik ka qenë edhe më unik në atë se duhet kushtuar kujdes më i madh mësimit të gjuhës shqipe nëpër shkolla dhe që rëndësia e gjuhës shqipe të theksohet e manifestohet jo vetëm në lëndën e gjuhës shqipe, por edhe në lëndët tjera.
“Propozimet kanë qenë shumë interesante e ndër to mund të theksohet marrja e grupeve punuese edhe me metodologjinë e mësimdhënies së gjuhës shqipe, ku udhëheqësit e grupeve kanë propozuar një metodë mësimi, sipas së cilës bëhet kalimi më i lehtë dhe më efektiv nga varieteti që fëmija e mëson në shtëpi në përdorimin e varietetit të standardizuar të gjuhës shqipe, në mënyrë që fëmija ta kuptojë dhe pranojë qartë dhe lehtë standardin si gjuhë e komunikimit dhe të ketë parasysh domenet e përdorimit të tij”, ka thënë Paçarizi.
Paçarizi ka shtuar se Këshilli Ndërakademik për Gjuhën Shqipe në takimin e mbajtur së fundi ka kërkuar nga grupet punuese për sintaksën dhe për gjuhën në shkolla që të përgatisin nga një dokument të harmonizuar të përbërë nga propozimet dhe diskutimet e të dyja grupeve punuese.
“Shpresojmë se shumë shpejt do të dilet edhe me një komunikim zyrtar për mediet lidhur me propozimet për këto dy çështje e sidomos sa i përket shqipes standarde në shkolla”, ka shtuar ai.
Në takimin e mbajtur në fund të javës së shkuar në Tiranë, pos Rugovës e Paçarizit, nga Kosova kanë marrë pjesë akademik Rexhep Ismajli, studiuesit Imri Badallaj, Shefkije Islamaj, Abdullah Zymberi, Isa Bajçinca.
Ndërsa nga Shqipëria kanë marrë pjesë akademik Jani Thomai, akademik Kolec Topalli, studiuesit Mehmet Çeliku, Enver Hysa, Gjovalin Shkurtaj, Shezai Rrokaj, Seit Mansaku dhe Tomor Osmani.
Takimi i parafundit i Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe ishte shoqëruar me reagime. Në maj të këtij viti mediet shqiptare kishin raportuar se një grup prej njëzet vetash, ku gjysma prej tyre nuk janë gjuhëtarë, i kishin dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, me të cilën kërkonin që Qeveria të ndërhynte në mbrojtjen e gjuhës shqipe. Fajin për shkatërrimin e gjuhës shqipe ky grup ia kishte lënë, siç shkruhej në letër, “këshillit të ashtuquajtur ndërakademik”. Por ky reagim për anëtarët e Këshillit nuk është konsideruar serioz e as profesional.
Këshilli Ndërakademik është themeluar nga dy akademitë, me nismën e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë e në bazë të kërkesave të konferencave shkencore të mëhershme, dhe ka status të institucionit të pavarur, “si organ me autoritet shkencor për shqyrtimin e të gjitha çështjeve që lidhen me përdorimin dhe zhvillimin e shqipes standarde”. Është themeluar më 27 tetor 2004 dhe ka nisur të veprojë efektivisht në vitin 2005.

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025
Post Views: 141
Tags: Akademia e ShkencaveAlbanian languageedi ramagjuha letraregjuha shqipeliterary languagethe academy of sciences
Previous Post

PBDNJ, PR kërcënojnë qeverinë me mosbindje civile

Next Post

Rama optimist për marrjen e statusit

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

Next Post

Rama optimist për marrjen e statusit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.