• Latest
  • Trending
  • All

Këshilli Bashkiak miraton projektbuxheti për vitin 2015

24/12/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 18 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Këshilli Bashkiak miraton projektbuxheti për vitin 2015

24/12/2014
in Lajme, Vendi

Pas diskutimeve nga të gjithë këshilltarët bashkiak u arrit miratimi i buxhetit për Bashkin e Tiranës për vitin 2015. Këshilltarët e majtë propozuan që me këtë buxhet të bëhet edhe shlyerja e borxhit që Bashkia e Tiranës i ka Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSSHE- së). Propozimi u bë nga këshilltari i majtë Genti Gazheli, i cili kërkoi që shlyerja e këtij borxhi të jetë si zë i veçantë në buxhet, në mënyrë që të ketë mundësi të auditohet. Sipas tij, niveli i borxhit është në vlerën 2.6 milionë dollarë, ku vetëm 1.3 milionë dollarë është borxhi principal. Përfaqësuesi i Bashkisë në Këshill, zëvendës kryetari, Enno Bozdo shtoi se ky borxh Bashkisë së Tiranës ka nisur që prej vitit 2007. Ai u shpreh i gatshëm për ta pranuar këtë propozim pasi detyrimet duhen paguar. “Në buxhet kemi parashikuar shifrën 3 milionë dollarë, që besoj se janë të mjaftueshme për të paguar borxhin e akumuluar të Bashkisë dhe detyrimet e tjera të saj”, tha Bozdo. Sipas garancisë së dhënë nga ai, ky borxh do të shlyhet pas katër këstesh. Ai shtoi se Bashkia e Tiranës është debitore, edhe ndaj Ujësjellësit më një shifër prej 1.6 milionë dollarësh. Një ndër kritikat më të lakuara mes këshilltarëve të majtë mbi buxhetin e propozuar për vitin 2015, ishte fakti që ky buxhet sipas tyre ishte po i njëjtë me atë të vitit 2013.

Bozdo: Ky projekt-buxhet mbështet vepra të mëdha publike 

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në qendër përsëri të politikave dhe projekteve të Bashkisë për këtë 3-vjeçar, 2015-2017 propozohet në radhë të parë, përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve, rritja e shërbimeve, rritja dhe zhvillimi ekonomik të qytetit. “Ky projekt që paraqesim sot mbështet ndërtimin e veprave të mëdha publike për qytetin e Tiranës, me mbështetjen e donatorëve dhe partnerëve të rëndësishëm. Disa projekte të tilla janë: zgjatimi i bulevardit kryesor dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës, terminali multi-modal i Tiranës, menaxhimi dhe trajtimi i mbetjeve për qytetin e Tiranës”, u shpreh Enno Bozdo. Në këtë projekt-buxhet për vitin 2015 të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore janë parashikuar që të jenë 1.6 për qind më të larta se parashikimi i vitit 2014, dhe për vitet 2016- 2017 kemi rritje përafërsisht me 1.8 për qind dhe 1.9 për qind, kundrejt viteve respektive. Infrastruktura rrugore do të përbëjë 29 për qind të buxhetit të investimeve të Bashkisë së Tiranës për periudhën 2015-2017. Po ashtu në fjalën e tij Bozdo premtoi edhe 9 kënde sportive, 3 çerdhe, 5 kopshte, 3 sholla 9-vjeçare, 2 shkolla të mesme, si edhe rikonstruksione në shumë institucione arsimore dhe investime në laboratorë.

Adriana Berberi: Buxheti i parealizueshëm, copy-paste i buxhetit të 2013-ës 

Anëtarja e këshillit të ekonomisë në Këshillin Bashkiak, këshilltarja e majtë Adriana Berberi e quajti këtë projektbuxhet projeksion të gënjeshtërt. “Vazhdon që të jetë pjesë e konceptimet që të gënjejmë se do të ikin edhe këto muaj, por ndërkohë ne jemi këtu që të parashikojmë ato të ardhura të realizueshme, që nuk janë vetëm për hapjen e gropave të Tiranës, por për një buxhet që të realizojë objektivat. Ky buxhet ne na konfirmon dështimin dhe mungesën e transparencës, por edhe një paaftësi, që sot pas 2-3 vjetësh ne kemi këtë situatë, që për hir të së vërtetës është paraqitur aq keq, copy-paste”, u shpreh ajo. Fakti që ne nuk mund të hapim objekte që në tri vjet nuk realizojmë dot realizimin e tyre 100 për qind, ashtu siç është edhe grupi i objekteve të tjera deri në vitin 2017, kopshte shkolla, pavarësisht vlerës dhe destinacionit, që duhet që të sigurojë sa më shpejtë buxhet për shkollën dhe kopshte. Mbledhja e Këshillit u shoqërua me debate të ashpra ndërmjet kreut socialist të këtij Këshilli, Aldrin Dalipit dhe këshilltarit të djathtë Besnik Aliaj, konflikte të cilat kaluan edhe në akuza personale. Pas këtij debati Besnik Alilaj u largua nga mbledhja dhe Aldrin Dalipi kërkoi 5 minuta pushim.

Kritika për koshat e plehrave, edhe për qentë që enden rrugëve

Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, këshilltarët e mazhorancës i propozuan përfaqësuesit të Bashkisë, Enno Bozdos të ndërhyjë edhe të parashikojë në buxhet problematika nga njësitë që ata përfaqësojnë. Këshilltari i majtë, Endrit Braimllari kërkoi sqarime mbi Kartën e studentit, e cila edhe pse është premtuar para 3 vjetësh nuk është arritur. Po ashtu ai kërkoi të ndërhyjë në kolektorin në rrugën e “Kokonozëve”. Kjo rrugë është rikonstruktuar vitin e parë nga Bashkia e Tiranës, mirëpo sërish në raste shirash edhe përmbytet, për shkak të bllokimit të kolektorit, i cili vite më parë është ndërtuar në mënyrë vullnetare nga banorët. Bozdo premtoi se ky investim do të kryhej brenda 2015-ës. Po ashtu, Endrit Braimllari kërkoi mbajtjen e premtimit për mbështetjen e të rinjve në biznes. Bozdo premtoi se Bashkia e Tiranës do të krijojë fondin e garancisë për 100 biznese, në një bankë të nivelit të dytë ku këta të rinj mund të marrin kredi. Shqetësime u ngritën nga këshilltarët edhe për tregun në njësinë bashkiake nr. 3, në të cilin kushtet higjieno-sanitare nuk përmbushen. Ndërsa Genti Gazheli propozoi që në projekt-buxhetin e vitit 2015 të futej edhe rikonstruksioni i rrugës “Llambi Bonata”, pasi infrastruktura e saj është problematike, edhe është shqetësim i madh për banorët e njësisë bashkiake nr. 6.

Propozimi i bërë u pranua menjëherë nga Enno Bozdo, edhe u përfshi në projektbuxhet. Ndërsa këshilltari Kristaq Blushi, bëri apel që Bashkia e Tiranës t’u përkushtohet më shumë qytetarëve. “E kam të vështirë të përmend se çfarë ka bërë kjo Bashki në këta 3 vjet”, u shpreh ai. Ai dhe këshilltari tjetër i majtë, Mehmet Hasalami ngritën në Këshill problemin e pastrimit. Sipas tyre, Tirana edhe në qendër të saj, edhe në mes të ish-Bllokut është shumë e ndotur. Ata bënë apel edhe për qentë endacakë që Bashkia duhet të ndërhyjë për të shmangur një tragjedi, si ajo e Kosovës ku humbi jetën një fëmijë. Ata kritikuan paaftësinë e Bashkisë për të dekoruar qytetin, duke përdorur katër vitet e fundit të njëjtin dekorim. Bozdo u mbrojt me argumentin se kjo teknikë ndodh edhe në qytetet e tjera evropiane. Megjithatë pas këmbënguljes së mazhorancës, Bozdo pranoi se vetëm këtë vit Bashkia ka harxhuar 150 milionë lekë të reja për dekorimin e festave të fundvitit. Kritika u hodhën edhe për mënyrën që ka zgjedhur Bashkia e Tiranës për ta shnëdrruar pedonalen në qendër të qytetit. Ata e quajtën turp shndërrimin e saj në një vend të pisët, edhe më të rrëmujshëm se pazaret e vjetra që ishin dikur në Tiranë.

 

Post Views: 59
Previous Post

Ja e vërteta mbi vdekjen e Boris Trajkovskit

Next Post

Presidenti serb: Nuk kam gënjyer, BE kërkon njohjen e Kosovës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Presidenti serb: Nuk kam gënjyer, BE kërkon njohjen e Kosovës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.