Kryetari i radikalëve serbëVojislav Sheshel është shprehur se nëse një ditë rikthehet në pushtet, do ta marrë Kosovën me ushtri.
Sheshel tha se nuk ka frikë ta vizitojë Kosovën as sot e kësaj dite dhe se do të shkonte pa pyetur ndonje autoritet, sic bejne aktualisht politikanët serbë.
“Nuk kam frikë të vij në Kosovë, që ta vizitoj Mitrovicën, Prishtinën dhe Gjilanin”, tha Sheshel për Klan Kosova.
Vojislav Sheshel madje ka shtuar se po të jetë nevoja edhe me luftë do ta marrë Kosovën.
















