• Latest
  • Trending
  • All

Kërcënon gjyqtari “seksist”, Boçi: Do tregoj emrat e këtij skenari!

29/10/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kërcënon gjyqtari “seksist”, Boçi: Do tregoj emrat e këtij skenari!

29/10/2016
in Aktualitet

Publikimi i skandalit seksual në emisionin “Stop” u bë në një ditë dhe orar kur po zhvillohej ceremonia e martesës së vajzës së madhe të kryegjyqtarit të Gjirokastrës, Guximtar Boçi.
Mësohet se ceremonia nisi rreth orës 16:00 deri rreth orës 20:30, në qytetin e Gjirokastrës.”Nuk është e vërtetë asgjë. Gjithçka është manipuluar për të më dëmtuar profesionalisht dhe shkatërruar si familje. Deri tani e ka realizuar sepse ime shoqe do të kërkojë divorcin…”.

Guximtar Boçi, kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër, i pezulluar dje nga KLD-ja, flet për herë të parë për gazetën “Panorama”, duke treguar në detaje se si njihet me denoncuesen e tij, Rudina I. në emisionin investigativ “Stop”.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Boçi, si në prononcimin paraprak të dhënë ditën e transmetimit të audios, thotë se do ta ndjekë deri në fund këtë çështje, duke mohuar në çdo moment se është ai personi pas regjistrimit.
“Do të vërtetoj në kohën e duhur, me fakte dhe me prova, gjithçka rreth komplotit që më është shkaktuar me këtë kosto kaq të lartë, siç është deri në shkatërrimin e familjes”, thekson ai, duke konkluduar se gjithçka ka prapavijë politike.
Zoti Boçi, e keni ndjekur audion që u shfaq në një emision investigativ, ku ju keni qenë protagonist?
E kam ndjekur më vonë pasi është shfaqur, sepse kisha një gëzim familjar. Unë të enjten në orët e pasdites kisha çeljen e ceremonisë së dasmës së vajzës sime të madhe, Çeljetës, e cila martohet këtë të shtunë. Por sinjalet e shfaqjes së një materiali të tillë i mora kur po i gëzohesha festës së kolektivit të Gjykatës së Faktit, apo dhe të Apelit, dhe kolegëve të mi në Prokurorinë e Gjirokastrës. Pra kisha ftuar të gjithë kolektivin në një darkë, për nder të martesës së gocës sime të madhe. Imagjino, që këtu nis keqdashësia ndaj meje nga persona, interes i të cilëve është shkatërrimi im familjar, profesional dhe moral.
Cilët janë këta persona që juve mendoni se ju duan të keqen dhe a keni emra?
Unë sot për ju nuk do them asnjë emër, por do të vijë momenti që emrat e tyre do të dalin në zbardhjen e të gjithë këtij veprimi të pistë, në organet legjitime sepse kjo çështje do të ballafaqohet në gjykatë sepse vetëm kjo e fundit do të japë vlerësimet e duhura nëse Guxim Boçi është fajtor, a ka konsumuar qoftë edhe një vepër penale apo jo.

Historia e sherrit

Zbardhet historia që u zbulua nga vjehrra dhe përfundoi me përgjimin e gjykatësit. Në prill ajo priste drejtësinë! Gjithçka që ishte pjesë e një sherri për pronën ishte shpërndarë në disa padi dhe kallëzime që lidheshin që me dhunë në familje, dy padi, e deri te tjetërsim prone.
E zonja e shtëpisë, që i bie të ishte vjehrra e personazhit që tronditi sistemin e drejtësisë, ishte nxjerrë nga banesa e saj në të cilën kishte qenë pronare dhe nusja që tashmë është vetëm nëna e nipit dhe mbesës së saj, bënte me dije publikisht që në fakt ish-vjehrra nuk ishte pronare e asaj shtëpie.
“Shekulli” shkruan se sherri për pronën që kishte mbërthyer familjen Makri në lagjen “11 Janari” ka mbërritur deri në Tiranë, në fakt në një mënyrë të tërthortë.
Ka qenë një i afërt i familjes Makri, kushëri i vjehrrës së Rudina Islamajt, 38-vjeçares që incizoi dhe publikoi skandalin seksual të kryegjyqtarit të Gjirokastrës, Guximtar Boçi, që ka kërkuar të nxjerrë nga shtëpia kushërirën e tij që e kishin përzënë djali Mihaili dhe nusja Rudina.
Në përballjen e çuditshme mes dy kushërinjve që e konsideronin veten motër dhe vëlla, meqë gruaja, ish-vjehrra ishte rritur jetime, u mësua se Rudina e kishte rrahur atë, e cila e demonstroi me foto në emisionin televiziv “Shihemi në gjyq”. Ndërsa Rudina përherë të parë bën publike historinë e vet, ndërkohë që tregonte publikisht se kishte hapur një sërë procesesh gjyqësore dhe se do të përgjigjeshin të gjithë para drejtësisë, pikërisht para kësaj drejtësie që do të vihej nga një Gjykatë që drejtohej nga Guximtar Boçi, gjyqtari që tashmë është pezulluar dhe është vënë hetim edhe nga ana e Prokurorisë. Dita e djeshme, pas transmetimit materialit audio, ka pasur shumë zhvillime, ndërsa për disa orë me radhë gruaja-denoncuese ka dhënë shpjegime të hollësishme në lidhje me gjithë përplasjen që ka pasur me kryegjyqtarin Boçi në lidhje me favoret seksuale. Edhe pse ende nuk është ngritur një akuzë konkrete ndaj gjyqtarit, mësohet se çështja e gruas është humbur në të dy shkallët e para të gjyqësorit dhe tashmë gjendet në Gjykatën e Lartë dhe prej këtu pritet një tjetër vendim që ka të bëjë pikërisht me pronën-shtëpi që Rudina pretendon që ka pjesë për hir të fëmijëve të saj.
Çështja gjyqësore sipas të dhënave mësohet se Rudina Islamaj ka hapur proces gjyqësor për të përfituar në pronën e përbashkët që ka pasur me bashkëshortin e saj dhe njëherësh babanë e dy fëmijëve. Gruaja në gjykatë ka kërkuar t’i njihet pronësia për shkak të dy fëmijëve dhe çështja ka përfunduar në disfavorin e saj edhe pse nuk dihet nëse kryegjyqtari ka ndikuar që gruaja të mos fitonte atë çështje dhe deri më tani nuk është provuar.
Tashmë i duhet KLD-së të punojë për të sqaruar rrethanat në të cilat ka vepruar gjyqtari ndërkohë që ende nuk dihet se sa procese gjyqësore janë të hapura në atë familje për çështje pronësie dhe dhune. Kështu në “Shihemi në gjyq”, Merushe Makri tregoi se ish-nusja e djalit, ia ka marrë banesën me një vendim të papritur, të marrë brenda ditës, të Gjykatës së Apelit, ndonëse Merushja i kishte fituar gjyqet e shkallës së parë dhe shkallës së dytë. Gruaja e moshuar tregon se si nusja me pretendimin për t’u zhvendosur nga Gjirokastra në Tiranë, kërkonte të shiste banesën që ajo e kishte ngritur me paratë e saj. Djali dhe nusja sipas të moshuarës, kishin marrë kredi në bankë por nuk paguanin, duke rrezikuar sekuestrimin e shtëpisë nga banka. Për të kërkuar zgjidhjen e situatën Merushja iu drejtua Prokurorisë, por pas kësaj nusja nisi ta dhunonte vjehrrën dhe akuzonte burrin për dhunë. Po ashtu mësohet se ajo mori urdhër mbrojtje dhe madje kishte ngritur padi për ushtrim dhune edhe ndaj ish-vjehrrës.
Ndonëse e moshuara iu drejtua gjykatës, u saktësua se krejt papritur nusja e fitoi të drejtën për të ndenjur në banesë me një vendim të Gjykatës së Apelit. “Kam tridhjetë muaj që jam nëpër gjyqe. I kam fituar gjyqet në shkallë të parë, shkallë të dytë. Kam marrë dhe vendim për ta nxjerrë jashtë nusen e djalit”.
Historia vazhdon.

Tags: tirane
Previous Post

Shqiptarët e veriut të Mitrovicës, refugjatë në qytetin e tyre

Next Post

Protestohet kundër dënimit të pjesëtarëve të UÇK-së

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Protestohet kundër dënimit të pjesëtarëve të UÇK-së

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.