Një 52-vjeçar u arrestua nga policia e Tropojës me akuzën e dhunës në familje.
Skënder Lamaj, 52 vjeç, banues në fshatin Shoshan, Tropojë, është vënë në pranga pasi ka kërcënuar me kosën e barit dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases, A.Lamaj, 40 vjeçe, banuese në fshatin Shoshan.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale ”Dhuna në familje”.
/ G.S./















