Zyrtarët thanë se konsullata është e dëmtuar rëndë nga sulmi, që filloi vonë më 10 nëntor dhe për të cilin Talibanët thanë se kanë nisur një revansh për më shumë se 30 civilë të vrarë nga “pushtuesit e pafe” në sulmin e fundit ajror në Kunduzin verior.
Një zëdhënës i guvernatorit të Provincës Balkh i tha Radios Evropa e Lirë, Shërbimit Afgan, se shpërthimi i bombës ka shkaktuar një vrimë të madhe në murin e kompleksit dhe luftëtarët e tjerë Taliban provuan të hyjnë brenda kompleksit përmes çarjes.
Por ai tha se forcat e sigurisë në konsullatë parandaluan hyrjen e militantëve brenda.
Dëshmitarët thonë se shumë nga të plagosurit janë afganë dhe ishin në gjumë në shtëpitë e tyre në afërsi por u goditën nga xhamat që u thyen në shtëpitë e tyre nga shpërthimi I fuqishëm.
Në Berlin, zyrtarët thanë se një takim krize i task forcës është thirrur nga Ministria e Jashtme e Gjemanisë, vonë në mbrëmje të 10 nëntorit, për të vlerësuar rrethanat e sulmit.






















