• Latest
  • Trending
  • All

Katastrofa siriane

12/03/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Katastrofa siriane

12/03/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Kersten Knipp

Katër vjet më parë, sirianët u ngritën kundër regjimit të Assadit. Protestat u përhapën në luftë me shumë fronte. Shpejt nisën të luajnë rol edhe xhihadistët. Tani janë ata që i garantojnë mbijetesën politike Assadit.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

“Populli dëshiron përmbysjen e regjimit” – fjali si këto lexoje të sprucuara në mure godinash dhe shtëpish në mars 2011, në qytetin e Sirisë jugore, Daraa, të shkruara nga disa nxënës. Këta nxënës i arrestuan, gjë që i bëri banorët e qytetit të protestojnë në rrugë kundër arrestimit. Forcat e sigurisë të regjimit të Assadit pas kësaj hapën zjarr kundër demonstruesve. Kjo i bëri në ditët dhe javët në vazhdim edhe më shumë sirianë që të protestojnë në mënyrë paqësore kundër veprimit të ashpër të qeverisë. Por edhe këto demonstrata, regjimi i luftoi në mënyrën më të vendosur – dhe nisi me këtë një spirale dhune, viktimë e së cilës kanë rënë deri sot gati një çerek milioni sirianë. Të tjerë përpiqen që t’i shpëtojnë dhunës që ka kaluar çdo kufi. Rreth katër milionë sirianë janë larguar nga vendi që atëherë, rreth gjashtë milionë e gjysmë janë kthyer në migrantë të brendshëm.

Por prej kohësh sirianët nuk marrin arratinë vetëm nga dhuna e regjimit. Ata përpiqen t’u shpëtojnë edhe akteve mizore të grupeve xhihadiste, si të Frontit Al-Nusra, por para së gjithash të “Shtetit Islamik” (IS). Ai vepron pa mëshirë kundër atyre që i ka shpallur “të pafe” në rajonet që ka pushtuar.

Që xhihadistët arritën të përhapen kaq shumë në Siri si dhe në Irakun fqinj, kjo ka të bëjë drejtpërdrejt me Assadin, thotë politologu Nadim Shehadi, i cili punon në Qendrën Kërkimore britanike, Chattham House. Për Assadin nuk ekzistonte mjet tjetër më i mirë se ky, për ta larguar regjimin e tij nga shënjestra. “Një mënyrë e tillë veprimi bën pjesë në repertorin standard të diktatorëve. Hap burgjet, liron kriminelët. Shkakton kaos dhe pastaj hiqesh sikur do ta luftosh këtë kaos – dhe e rifiton në këtë mënyrë legjitimitetin tënd.”

Me të vërtetë, vështrimi i bashkësisë ndërkombëtare ndaj Sirisë ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme. Nëse në vitin e parë të luftës, në qendër të vëmendjes ishin aktet mizore të regjimit të Assadit, në muajt pasues në qendër të vëmendjes avancuan marshimi fitimtar dhe më pas aktet mizore të IS. Prerje koke, djegia në të gjallë i një piloti jordanez, njerëz që i hedhin nga katet më të larta të ndërtesave poshtë: me dhunën e tij të shfrenuar IS i tmerroi njësoj si myslimanët, ashtu edhe jo myslimanët. Dhe më e vonëta, që kur në verë 2014 organizata terroriste shpalli kalifatin e saj, ishte e qartë që pretendimi i saj për pushtet nuk njeh kufi. Përmes atentateve në vende të tjera, si në Evropë, në Kanada dhe në Australi, xhihadistët nuk kanë vend për dyshim se zotërojnë një rrjet të përbotshëm simpatizantësh dhe mbështetësish potencialë, të gatshëm për të goditur kudo dhe në çdo kohë.

Barah Mikhail, politolog në Institutin e Kërkimit të Paqes FRIDE në Barcelonë thotë se problemi në plan afatgjatë nuk mund të zgjidhet ushtarakisht. “Megjithatë, ndërkohë nuk po avancojmë as politikisht. Aktualisht gjendja duket e tillë që me IS nuk mund të zhvillosh negociata.

Prandaj IS e vendos bashkësinë ndërkombëtare para sfidave shumë afatgjata, – thotë Mikhail. – Duhen krijuar rrethana që e ndalojnë në plan afatgjatë procesin e rekrutimit nga IS. Simpatizantët dhe mbështetësit potencialë mund t’i ndalosh pa dyshim që të bashkohen me IS”, – thotë ai. “Por kjo mund të arrihet vetëm po t’i integrosh ata më mirë në Perëndim dhe po të eliminosh në Lindjen e Mesme defekte qendrore si korrupsioni dhe papunësia. Po të mos arrihet kjo, gjithnjë e më shumë njerëz do të ndihen të tërhequr nga IS”.

Përballë akteve të mizorisë të IS, Assadi nuk është më për bashkësinë ndërkombëtare armiku numër një. Ndryshe nga xhihadistët, regjimi i tij konsiderohet vërtet ilegjitim, por krahasimisht i parashikueshëm në veprimet e tij – dhe si garant i stabilitetit rajonal, nëse jo ndërkombëtar. “Qeveria e Obamës e ka bërë tashmë të qartë se ajo dëshiron që Bashar al Assadi të qëndrojë në pushtet, – deklaron Nadim Shehadi. – Ajo nuk do qeveri të re në Siri”.

Previous Post

Greqia nuk mund t’i shtyjë sërish gjërat

Next Post

Në kërkim të përsosjes dhe atdhetarizëm jo si ndeshje

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Në kërkim të përsosjes dhe atdhetarizëm jo si ndeshje

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.