Autori i vjedhjes së një biçiklete me 20 kg mish është ndaluar nga polica e Shkodrës, rreth orës 23:00 të ditës së djeshme.
Bëhet fjalë për 42-vjeçari Petrit.D. me arsim 8 klasë, banues në qytetin verior.
Më datë 13 të muajit të shkuar, ai i ka vjedhur një biçikletë me 20 kg mish të thatë 53-vjeçarit Mehill.B., në lagjen “Skënderbeg”, bëjnë me dije burime zyrtare.















