Pesë shqiptarë dhe një shtetas nga Rumania janë arrestuar pasi akuzohen për shitje dhe shpërndarje të kokainës në Firence të Italisë.
Gjashtë të arrestuarit u arrestuan në bazë të një hetimi të nisur pas vdekjes së një ish-futbollisti në vitin 2014, i cili rezultoi të ishte përdorues i kokainës.
Ky rast bëri që policia të niste hetimet për të gjetur grupet që merren me shpërndarjen e kokainës në këtë zonë. Mes 6 personave të arrestuar besohet se është edhe shpërndarësi që i shiti kokainën ish-futbollistit që humbi jetën si pasojë e mbidozës.















