• Latest
  • Trending
  • All

Kaosi në SHBA/ Pentagoni ndërmerr hapin e rrallë, ushtarët janë urdhëruar të bëhen gati brenda pak orësh

30/05/2020

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 6 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Dhe të tjerat

Kaosi në SHBA/ Pentagoni ndërmerr hapin e rrallë, ushtarët janë urdhëruar të bëhen gati brenda pak orësh

30/05/2020
in Dhe të tjerat

Ndërsa trazirat u përhapën në dhjetëra qytete amerikane, Pentagoni ndërmori një hap të rrallë duke urdhëruar ushtrinë që të vërë në gatishmëri disa njësi të policisë ushtarake për të shkuar në Mineapolis, ku vdekja e 46-vjeçarit George Floyd në duart e policisë ngjalli protesta në shkallë të gjerë.

Ushtarët nga “Fort Bragg” në Karolinën e Veriut dhe “Fort Drum” në Nju Jork janë urdhëruar që të bëhen gati për dislokim brenda katër orësh nëse u kërkohet, sipas tre pesonave me dijeni të drejtpërdrejë të urdhërave.

Lajme teNjejta

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

Ushtarëve në “Fort Carson” në Kolorado dhe “Fort Riley” në Kansas u është thënë të jenë gati brenda 24 orësh. Persona me dijeni të drejtpërdrejtë nuk deshën që të përdoren emrat e tyre sepse nuk ishin të autorizuar që të flisnin mbi përgatitjet.

Urdhërat për gatishmëri u dërguan me gojë të premten, kur Presidenti Donald Trump i kërkoi Sekretarit të Mbrojtjes Mark Esper alternativa ushtarake për të ndihmuar në shuarjen e trazirave në Mineapolis, pasi protestat u shndërruan në plaçkitje dhe zjarrëvënie në disa pjesë të qytetit.

Presidenti Trump e bëri kërkesën përmes një telefonate nga Shtëpia e Bardhë mbrëmjen e së enjtes në të cilën ishin përfshirë zoti Esper, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien dhe disa zyrtarë të tjerë. Presidenti e pyeti zotin Esper mbi alternativat për dislokim të shpejtë nëse protestat në Mineapolis dalin jashtë kontrollit, sipas një zyrtari të lartë të Pentagonit, i cili mori pjesë në telefonatë.

“Kur Shtëpia e Bardhë kërkon alternativa, dikush hap sirtarin dhe i nxjerr ato”, tha zyrtari.

Personi në fjalë tha se njësitë ushtarake do të vendoseshin në bazë të “Aktit për Rebelimin 1807”, i cili u përdor për herë të fundit në vitin 1992 gjatë trazirave në Los Anxheles që pasuan gjykimin e Rodney King-ut.

“Nëse presidenti do ta përdorë këtë ligj, kjo do të nënkuptonte një përshkallëzim domethënës dhe pohimin se disa autoritete lokale dhe shtetërore nuk janë në gjendje të bëjnë detyrën për të reaguar ndaj trazirave”, tha Brad Moss, një avokat në Uashington i specializuar për çështjet e sigurisë kombëtare.

Pjestarët e njësive policore ishin në gatishmëri mbi mundësinë e thirrjes së tyre në bazat ushtarake, dhe kishin një afat prej 30 minutash që të raportonin në detyrë.Nëse do të jepet urdhër ata do të kishin një afat kohor prej katë orëshpër t’u përgatitur dhe vendosur në Mineapolis.

Njësitë në “Fort Drum” janë planifikuar të shkojnë së pari në Mineapolis, sipas të dhënave nga tre individë, përfshi dy zyrtarë të Departamentit të Mbrojtjes. Rreth 800 ushtarë do të vëndosen në qytet nëse u kërkohet.

Protestat shpërthyen në Mineapolis këtë javë pas daljes së një videoje që tregonte një punonjës të policisë i cili kishte vënë gjurin në qafën e zotit Floyd. Floyd vdiq më vonë ndërsa polici Derek Chauvin u arrestua të premten dhe ndaj tij u ngrit akuza për vrasje të shkallë së tretë.

Protestat u bënë të dhunshme ndërsa turmat dogjën të enjten një rajon policie në Mineapolis, pranë vendit ku ishte ndaluar zoti Floyd. Kryebashkiaku Jacob Frey dha urdhër që njerëzit të mos dalin jashtë pas orës tetë të mbrëmjes duke filluar nga e premtja.

Në qytet, protestat paqësore morën vrull me rënien e errësirës, ndërsa mijëra njerëz nuk përfillën vendosjen e ndalim qarkullimit. Disa makina u dogjën në disa lagje të qytetit, ndërsa filloi plaçkitja e bizneseve dhe pati zjarre të mëdha.

Ndërkohë trazirat janë përhapur në shumë qytete amerikane. Protestat, me disa raste dhune, janë përhapur në kryeqytetin amerikan Uashington, Atlanta, Fenix, Denver dhe Los Anxheles.

Guvernatori i Minesotës urdhëroi vendosjen e 500 trupave të Gardës Kombëtare në qytetet Mineapolis, Shën Paul (St. Paul) dhe komunitetet përreth. Por një zëdhënës i Pentagonit tha se zoti Walz nuk i kishte kërkuar ushtrisë që të dislokohej në shtetin e tij.

“Departamenti ka qënë në kontakt me guvernatorin dhe nuk ka asnjë kërkesë për forca në bazë të “Nenit 10” për të mbështetur Gardën Kombëtare të Minesotës apo organet e rendit të atij shteti”, tha zëdhënësi duke shtuar se “Neni 10” është ligj për forcat e armatosura që autorizon ushtrinë për të vepruar brenda territorit amerikan”.

Alyssa Farah, drejtore e komunkimeve strategjike në Shtëpinë e Bardhë tha se dislokimi i policisë ushtarake ishte i pavërtetë.

“Fallco: pa më cituar në media – neni 10 nuk është duke u diskutuar”,shkroi zonja Farah në një përgjigje me email. Asnjë marrëveshje për mos citim në media nuk është negociuar me Associated Press. Brigada 16 e Policisë Ushtarake i përcolli Pentagonit pyetjet që i kishte dërguar agjencia e lajmeve Associated Press./VOA

Previous Post

Detaje tronditëse/ si e shantazhonte i moshuari të miturën

Next Post

Pas 9 vitesh pauzë, dy astronautët e NASA-s në hapësirë për udhëtimin historik

Related Posts

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

by TheAlbanian.co.uk
23/07/2026
0

Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Një vlerësim i veçantë vjen për Shqipërinë nga mediumi prestigjioz amerikan CNN, i cili në një artikull të publikuar të premten...

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për muaj të tërë ka pasur spekulime se lufta në Gaza po përshkallëzohet në një rrafsh më të gjerë rajonal....

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Paraprakisht, Asambleja i hodhi poshtë me rend amandamentet e propozuara nga Serbia. sambleja Parlamentare ka votuar PRO, Kosova drejt anëtarësimit...

Next Post

Pas 9 vitesh pauzë, dy astronautët e NASA-s në hapësirë për udhëtimin historik

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.